Vjen ne Shqiperi, gjiganti austriak i energjise
Nje kompani, kryesuese e energjise elektrike ne Austri dhe nder ofruesit me te mire te sherbimeve te elektricitetit ne Evrope, ka shpallur ne Tirane, themelimin e projekt kompanise "Energji Ashta shpk". Verbund, ka pergjegjesi per planifikimin, ndertimin dhe drejtimin e hidrocentralit (HEC-it) te Ashtes ne afersi te Shkodres. Ne shtator 2008 Verbund fitoi koncesionin per ndertim dhe udheheqjen e funksionimit ne 35 vjet te hidrocentralit qe do te ndertohet ne Ashte. Ky projekt do te kete ndikim te ndjeshem ne gjendjen energjetike ne Shqiperi. Gjate venies ne pune, HEC-i i Ashtes do te furnizoje me energji elektrike me shume se 100 mije ekonomi shtepiake shqiptare. HEC-i i Ashtes eshte i fundit ne ujevaren e lumit Drin dhe eshte i vendosur nen rrjedhen ujore te stacionit grumbullues te energjise elektrike te Vaut te Dejes. Aktualisht, pjesa me e madhe e ujerave rrjedhese mbi Spathara-n ekzistuese, kthehen serish ne lumin Drin, pa e shfrytezuar energjine e tyre. HEC-i i Ashtes do ta shnderroje kete force te pashfrytezuar ne energji elektrike miqesore ndaj mjedisit, duke perdorur teknologjine me te re dhe te sofistikuar, StrafloMatrix TM me dy seri nga 45 njesi turbina. Kapaciteti vjetor do te jete 230 GW/ore. Duke krijuar vende te reja pune, HEC-i Ashta pritet te sjelle gjithashtu nje nxitje pozitive per zonen dhe vendin ne teresi, dhe ne te njejten kohe do te permiresoje situaten e furnizimit energjik ne vend duke reduktuar varesine e importeve te energjise nga jashte - te gjitha keto me ndikim minimal ne mjedis. Ne perfundim te periudhes koncesionare, HEC-i do t'i dorezohet Republikes se Shqiperise.
Shtrirje e gjere
Kompania kryesuese e energjise elektrike ne Austri eshte perfshire ne menyre aktive ne prodhimin dhe tregtimin e energjise ne me shume se 20 vende, dhe po shtrin akoma me tej rolin e saj si kompani nderkombetare sidomos ne Turqi dhe zonat e Evropes qendrore dhe lindore, por gjithashtu ne Itali dhe France qe cilesohen si tregje strategjike. Ne 2007-en Verbund mbylli nje xhiro vjetore me me shume se 3 miliard euro dhe 2,500 punonjes.