Korrik, plazheve iu kthehet sharmi
Ne gjysmen e dyte te muajit korrik, bregdetit shqiptar pritet t'i kthehet sharmi i nje sezoni turistik te vertete. Nje numer i madh turistesh, i cili ne muajt e pare te veres nuk u favorizua nga moti, por rol luajti edhe procesi zgjedhor ne vend, pritet t'u drejtohen plazheve. Kryetari i Unionit te Operatoreve Turistike, Sadik Malaj, u shpreh se fillimi i ketij sezoni turistik nuk ka qene i mbare si vitet e tjera, ku eshte ndjere nje ulje deri ne 40 % e pushuesve, krahasuar kjo me te njejten periudhe te vitit te kaluar. Malaj thekson se, gjate kesaj periudhe eshte ndjere ulje edhe ne prenotimet e turisteve vendas, me destinacion jashte vendit. Nderkohe ai nenvizon se me perfundimin e procesit zgjedhor, pritet nje rritje e numrit te turisteve, si hyres ashtu dhe te atyre qe do te udhetojne jashte vendit. Ne fakt referuar statistikave ne kater muajt e pare te ketij viti, rreth 550 mije turiste kane vizituar Shqiperine. Por ky numer pritet te shumefishohet deri ne perfundim te ketij sezoni turistik veror. Agjencia Kombetare e Turizmit, perfaqesuese e promocionit te turizmit shqiptar, ka nisur nje fushate ne vendet e rajonit, me qellim terheqjen e sa me shume turisteve drejt bregdetit te Shqiperise, e pse jo edhe drejt zonave malore te vendit, qe gjate dy viteve te fundit i eshte dhene nje rendesi e madhe, investimeve ne drejtim te zhvillimit te turizmit. Sipas burimeve nga kjo agjenci, prej dy muajsh ka nisur promocioni ne vendet e rajonit me spote televizive, por edhe me pjesemarrjen ne panairet nderkombetare te turizmit. Investimet e medha infrastrukturore dhe vecanerisht hapja e rruges Durres-Kukes, sipas eksperteve pritet te sjelle kete vit ne Shqiperi mbi 1 milion turiste nga Kosova. Shume rruge te tjera nacionale dhe akse kryesore ne rajonet turistike ofrojne per turistet, kushte komode udhetimi dhe ne nje kohe me te shkurter. Eksperte te Agjencise Kombetare te Turizmit, cilesuan se nese ne vitin 2008 Shqiperine e vizituan me shume se 2.5 milione turiste, sfida e se ardhmes se Ministrise se Turizmit Kultures Rinise dhe Sporteve si dhe qeverise eshte ta coje kete numer ne 6 milione turiste ne vit.
Vizitoret
Per periudhen janar-prill te ketij viti jane rreth 550 mije, nga te cilet 273 mije jane vizitore te huaj, ndersa 276 mije vizitore me nenshtetesi shqiptare, rezidente ne vende te ndryshme te botes.
Evropianet
Per kater muajt e pare te vitit, numrin me te madh te turisteve e zene evropianet me 92 %, me pas amerikanet me 5 %, aziatiket dhe turistet nga vende te tjera me 3 %. 70 % e ketyre vizitoreve kane ardhur 22 % ne rruge ajrore dhe 8 % ne rruge detare.
Vizitoret
Per periudhen janar-prill te ketij viti jane rreth 550 mije, nga te cilet 273 mije jane vizitore te huaj, ndersa 276 mije vizitore me nenshtetesi shqiptare, rezidente ne vende te ndryshme te botes.
Evropianet
Per kater muajt e pare te vitit, numrin me te madh te turisteve e zene evropianet me 92 %, me pas amerikanet me 5 %, aziatiket dhe turistet nga vende te tjera me 3 %. 70 % e ketyre vizitoreve kane ardhur 22 % ne rruge ajrore dhe 8 % ne rruge detare.