E Shtunë, 31 Tetor 2026

Anglia, shtetesi vetem nese nuk kryen veper penale

Nje shtetas shqiptar i cili jeton ne Angli per te marre shtetesine tjeter, eshte i detyruar te plotesoje rregullat e reja. Ne keto rregulla, me kryesori eshte qe personi nuk duhet te kete kryer asnje veper penale, si ne kohen qe ka qendruar ne Angli ashtu edhe me pare. Pra sipas specialisteve, shtetesia do t'i jepet vetem atij te huaji qe kontribuon per shoqerine.

Rregullat

Me se fundi do te vendoset nje tavan mbi numrin e emigranteve, shtetas nga shtete jo anetare te BE-se, qe do te lejohen te sistemohen vazhdimisht ne Britani. Pavaresisht se aktualisht nuk jane bere publike hollesirat e ketij kufizimi, rregullat e reja do t'i mundesojne ministrave pergjegjes, te perzgjedhin vetem ato qe kontribuojne me shume per shoqerine. Sipas rregullave aktuale, emigranteve shtetas nga shtete jo anetare te BE-se, te cilave u miratohet te hyjne ne MB, automatikisht i jepet e drejta te bejne perpara drejt dhenies se shtetesise, normalisht pas 4-5 viteve qendrimi te rregullt atje. "The Home Office", tashme ka bere me dije per nje plan, qe do t'i bente ata "ta meritonin" kete shtetesi, duke mos kryer asnje veprim penal dhe duke zbatuar disa rregulla. Sekretarja e "Home Office", premtoi nje sistem te ri pikezimi per ata, qe duan te bejne kerkese per dhenie shtetesie. Ky sistem i propozuar pritet te ndahet nga sistemi aktual i pikezimit, i cili po perdoret, se cili do te lejohet te hyje atje ne radhe te pare. Nevoja per sistemin e ri te propozuar u ndje dhe u formesua nga fakti i pasaportave britanike, qe arriti nivele rekordi: 164.635 ne 2007.

Verifikimet

Piket per marrjen e shtetesise duhen fituar duke bere verifikime qe nga shlyerjet e detyrimeve tatimore, por edhe puna vullnetare ne te mire te komunitetit. Mbeshtetesit e kesaj nisme shpresojne se kjo do te reduktoje ndjeshem numrin e leshuar te pasaportave britanike cdo vit. "Kjo shenon nje ndryshim madhor ne politikat migratore, teksa qeveria ben te qarte qendrimin e saj per te keputur lidhjen, mes ardhjes ketu per te punuar dhe fitimit automatik te shtetesise" pohon Durim Hatibi, specialist i Ministrise se Punes. Sipas tij, pas ketyre propozimeve qendron suksesi i realizuar permes sistemit te pikezimit, lidhur me leshimin e lejeve te punes. Sistemi i ri me pikezim, duke i dhene ministrave pushtetin e kontrollit mbi numrat te miratuar cdo vit, do t'iu mundesoje qe "te ngrene, apo ulin steken", sipas mjedisit politik dhe ekonomik mbizoterues. Per me teper, si thuhet, ato qe nuk arrijne te grumbullojne piket e duhura do t'u kerkohet te largohen.

Studimi

Sipas nje studimi te porositur nga kryebashkiaku i Londres, Boris Xhonson del se pas nje amnistie imigratore, pra duke dhene leje qendrimi per emigrantet pa dokumentacion do t'i ofronte ekonomise se Mbreterise se Bashkuar, afro 3 miliarde paund britanike. Studimi kryer nga "The London School of Economics", po keshtu arrin ne perfundimin se nje amnisti e tille, nuk do te nxiste imigrim te paligjshem ne shkalle te gjere. Kjo sipas po ketij studimi mund te parandalohej me kontrolle te rrepta te kufijve te ketij vendi. Kryebashkiaku i Londres, Xhonson, qe kahere eshte vene ne krye te nje fushate te rregullimit te statusit te imigranteve te parregullt i mirepriti rezultatet e ketij studimi.

Ligjet e reja ulin numrin e studenteve

Ligjet e reja e vendosura ne Angli kane kufizuar numrin e studenteve qe shkoje aty per te ndjekur nje shkolle, por njekohesisht kane ulur edhe te ardhurat. Lideret e shkollave te biznesit mendojne se "dyshimi i madh" qe peshtjell studentet e huaj, po mbyll dyert e prurjeve te parave te konsiderueshme ne Angli. Ato paralajmerojne se zbatimi i ligjeve te reja, te nderlikuar per vizat e hyrjes po frenon ardhjen e studenteve te huaj, qe sjellin miliarda paunde ne ekonomine e MB-se. Ata e krahasojne me sezonin akademik 2007-08, ku trecereku i studenteve ne universitetet e Mbreterise se Bashkuar ishin shtetas nga shtete jo anetare te BE-se. "Meqe paundi tani eshte i dobet, priteshin qe me shume studente te paraqisnin kerkese per te shkuar dhe studiuar atje" pohojne specialistet e Ministrise se Punes. Ne fakt, "The British Council" vlereson se studentet nderkombetare sjellin me shume se 8.6 miliarde paunde ne ekonomine e MB-se. Paralajmerimi i lidereve te shkollave te biznesit vjen ne me pak se dy muaj, pasi qeveria futi nje sistem imigrator te bazuar ne pikezim per studentet, shtetas nga shtete jo anetare te BE-se, qe hyri ne fuqi me 31 mars. Qellimi ishte parandalimi i hyrjes se terroristeve ne ate vend dhe crrenjosja e kolegjeve te rreme.

Studentet

Ligjet e reja te miratuara dhe qe po aplikohen ne Angli, kane ulur ndjeshem numrin e studenteve dhe rrjedhimisht edhe te ardhurat. Sipas te dhenave thuhet se nga 340 mije studente ne universitetet e ketij vendi, gjate vitit te kaluar vetem nje e katerta e tyre ishin shtetas angleze te tjeret te huaj.

Lejet e qendrimit

Piket per marrjen e shtetesise, duhen fituar duke bere verifikime qe nga shlyerjet e detyrimeve tatimore e por edhe puna vullnetare ne te mire te komunitetit. Mbeshtetesit e kesaj nisme shpresojne se kjo do te reduktoje ndjeshem numrin e leshuar te pasaportave britanike cdo vit. Ato qe nuk arrijne te grumbullojne piket e duhura, do t'u kerkohet te largohen.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›