E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mjaft kundershtive Moske-Uashington

Presidenti i SHBA-ve, Barak Obama, takimin e tij te pare me kryeministrin Vladimir Putin e quajti "nje mundesi te shkelqyer per t'i vene marredheniet SHBA-Rusi ne nje nivel me te forte". Por, Obama njekohesisht ka thene se "ne (dy vendet) nuk do te thote qe te pajtohemi per cdo gje". Kurse apeloi: Moska dhe Uashingtoni te lene anash rolin e kundershtareve

Presidenti i Shteteve te Bashkuara, Barak Obama, takimin e tij te pare me kryeministrin Vladimir Putin e quajti "nje mundesi te shkelqyer per t'i vene marredheniet SHBA-Rusi ne nje nivel me te forte". Te dy udheheqesit mbajten takimin e tyre te pare, ne diten e dyte te vizites se Obames ne Rusi. Obama i tha Putinit se dje kishte nje "diskutim te shkelqyeshem" me Medvedevin, por se kjo nuk nenkupton se te dyja vendet duhet te pajtohen per cdo gje. "Jam i vetedijshem jo vetem per punen e jashtezakonshme qe e keni bere per popullin rus ne rolin e meparshem si president, por edhe ne rolin aktual si kryeminister", tha, pas takimit, Barak Obama.

Nderkohe, ne lidhje me raportet SHBA-Rusi, kryeministri rus, Vladimir Putin, tha: "Raportet ruso-amerikane kane nje histori te gjate dhe kane ngjyrime te ndryshme. Ka pasur vite kur marredheniet tona kishin dite te zymta dhe madje edhe konfrontime. Shpresat per zhvillim te raporteve tona, ne i lidhim me emrin e juaj", tha Putin. Ne fjalimin e tij kryesor, drejtuar te diplomuarve te Shkolles se Re Ekonomike ne Moske, presidenti amerikan paraqiti vizionin e tij per nje te ardhme me te sigurt, e cila mund te arrihej permes thellimit te raporteve ndermjet Rusise dhe Shteteve te Bashkuara. "Kjo nuk do te jete e lehte. Eshte e veshtire te krijohet nje bashkepunim i qendrueshem ndermjet kundershtareve te dikurshem; eshte e veshtire te ndryshohen sjelljet qe, per shume dekada, kane karakterizuar qeverite dhe burokracite tona. Por, une besoj se amerikanet dhe ruset kane interesa te perbashketa, te cilat perbejne nje baze per bashkepunim", tha Obama.

Ceshtjet, si ndalimi i perhapjes se armeve berthamore, lufta kunder ekstremizmit dhe zhvillimi ekonomik, sipas presidentit amerikan, jane fusha ku bashkepunimi Uashington-Moske do te kontribuonte pozitivisht. Obama tha se, se bashku, te dy vendet do te mund te merreshin me ambiciet per armatim berthamor te Korese Veriore dhe Iranit. "As Amerika e as Rusia nuk do te perfitonin nga nje gare e armeve berthamore ne Azine Lindore ose ne Lindjen e Mesme. Per kete arsye, ne duhet te jemi te unifikuar per t'i kundershtuar perpjekjet e Korese Veriore per te qene fuqi berthamore dhe duhet t'i kundershtojme perpjekjet e Iranit per te fituar arme berthamore", theksoi Obama. Presidenti amerikan nuk kritikoi ne menyre direkte politiken e Kremlinit, por ne fjalimin e tij ai permendi disa sfida per udheheqesit e Rusise, te cilat, sipas te gjitha gjasave, perputhen me qendrimin e opozites se ketij vendi. Obama permendi korrupsionin dhe tha se shtetet duhet t'i respektojne kufijte nderkombetare, te drejtat e qytetareve dhe sundimin e ligjit. "Ne vitin 2009, nje superfuqi nuk tregon fuqine e saj duke dominuar dhe shqetesuar shtete te tjera. Ditet kur perandorite kane mundur t'i trajtojne shtetet si pjese te lojes se shahut, kane kaluar", tha presidenti amerikan. Ne kete drejtim, ai permendi dhe rastin e luftes ne Gjeorgji, ne gusht te vitit te kaluar - ceshtje kjo e cila kishte cuar ne ngrirjen e raporteve Uashington-Moske.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›