Vizion per nje bote te re
Barack Obama u perpoq te tejkalonte percarjet e Luftes se Ftohte per t'iu drejtuar sot nje brezi te ri studentesh ruse, permes vizionit te tij per garantimin e nje bote me te sigurt permes marredhenieve me te ngushta mes Kremlinit dhe Uashingtonit. Presidenti amerikan deklaroi para studenteve qe diplomohen kete sezon ne Shkollen e Re Ekonomike te Moskes se e ardhmja e Rusise dhe marredhenet e vendit me SHBA-ne u perkisnin atyre. "C'lloj te ardhmeje do te kete Rusia? C'lloj te ardhmeje do te kene Rusia dhe Amerika se bashku? C'lloj rendi boteror do te zevendesoje Luften e Ftohte?", u shpreh Obama.
"Keto pyetje ende nuk kane nje pergjigje te sakte, ndaj keto pergjigje duhet te jepen nga ju, nga brezi juaj ketu ne Rusi, ne Amerike dhe kudo neper te gjithe boten. Jeni ju qe vendosni per kete", deklaroi presidenti Obama. Por brezi apatik i te rinjve te lindur ne ditet e fundit te Bashkimit Sovjetik dhe te cilet u rriten ne kaosin e viteve '90 mund te kene me teper ne qender te vemendjes parane sesa marredheniet me Uashingtonin. Studentet degjonin me qetesi ne salle dhe e duartrokiten Obamen vetem ne fund te fjalimit 31-minutesh, qe u mbajt pak me vone se koha e percaktuar pasi takimi mes Obames dhe kryeministrit te fuqishem te Rusise, Vladimir Putin, zgjati me teper se sa ishte parashikuar. Fjalimi i Obames nuk u transmetua drejtperdrejte ne televizionet kryesore ruse, por vetem ne nje kanal kabllor informativ, qe nuk ndiqet nga pjesa me e madhe e ruseve. Nderkohe qe ofronte nje shtrengim miqesor duarsh per minimizimin e armeve berthamore dhe bashkeveprim persa i perket ceshtjes se Iranit dhe Korese se Veriut, Obama preku gjithashtu edhe problemet e trasheguara nga Bashkimi Sovjetik duke paralajmeruar se perandorite nuk duhet t'i trajtojne vendet e tjera si gure shahu. "Ne vitin 2009, nje superfuqi nuk e tregon potencialin e saj duke dominuar apo demonizuar vendet e tjera", u shpreh Obama.
"Ditet kur perandorite mund t'i trajtonin shtetet e tjera sovrane si gure te thjeshte ne nje fushe shahu jane pjese e se kaluares", theksoi presidenti amerikan. Kjo ndoshta eshte nje menyre teper e delikate dhe e kulturuar per te nxjerre Rusine nga mpirja e saj post-perandorake,por komentet e Obames shkojne kunder ndjesive te pjeses me te madhe te elites ruse, te cilet jane teper te etur per ditet kur Kremlini ishte ne tryezen kryesore te politikes boterore. Nje pjese e madhe e zyrtareve ruse besojne se SHBA-ja eshte nje perandori qe eshte perpjekur te kontrolloje interesat ruse qe nga renia e Bashkimit Sovjetik ne vitin 1991 dhe me apo pa Obamen, shprehen ata, perandoria amerikane do te jete e njejte. Obama deklaroi se Gjeorgjia dhe Ukraina duhet te kene te drejten per te mbrojtur kufijte dhe sovranitetin e tyre dhe se NATO-ja nuk po perpiqej te konfrontohej me Rusine. Lideri amerikan preku gjithashtu edhe ceshtjen e korrupsionit ne rritje qe eshte bere pjese tashme e cdo fushe te jetes ne Rusi, duke nisur nga marreveshjet shumemiliarde dollareshe ne sektorin e energjise deri tek mitmarrja e perditshme nga njerezit e thjeshte si mesuesit, mjeket dhe policet. Obama u tregua i kujdesshem qe te perdorte sharmin e tij gjate gjithe fjalimit, duke cituar poetin rus Aleksander Pushkin dhe duke nderuar sakrificat e shumta te Bashkimit Sovjetik gjate Luftes II Boterore. "Rusia e ka care rrugen e saj si nje lume i fuqishem permes nje kanioni, duke lene keshtu vulen e saj ne historine njerezore", deklaroi Obama. "Nderkohe qe e coni perpara kete histori, mund te shikoni qarte te ardhmen e ndritur qe mund te ndertojme, nese nuk mbetemi skllav te pengesave dhe supersticioneve te vjetra dhe antike; shikoni te ardhmen qe mund te ndertojme, nese jemi partnere ne baze te aspiratave tona te perbashketa", theksoi presidenti Obama.