E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Mercedes-Benz" "SLR McLaren", makina qe fluturon ne rruge

Mekaren Automotiv eshte duke u perhapur me nje shpejtesi marramendese ne Lindjen e Mesme, ku ka interes te larte. Skuderia e njohur edhe ne Formula 1, po planifikon te nxjerre ne treg ne vitin 2011 nje model te ri. Makina e re sportive do te festoje me 7 gusht pervjetorin e 50-te, kete nje performance edhe me sportive. MekLareni eshte nje emer lider ne tregun e motors portit. Qe prej themelimit ne vitin 1963, kjo skuteri ka fituar ne garat me te rendesishme ne bote. 12 pilote ne Formula 1 kane fituar me emrin e skuderise ne fjale, duke perfshire emra te shquar si Zhejm Hant, Airton Sena, Mika Hakinene dhe Ljuis Hamilton."Mercedes-Benz""SLR McLaren" eshte nje nga makinat me te shpejta sot ne rruge dhe nder me te suksesshmet, me 2 mije makina te shitura qe prej vitit 2003, kur doli ne shitje. "Mercedes-Benz" prodhoi nje makine sportive ne bashkepunim me "Meklarenin". Inxhinieret e "Mercedezit" jane orientuar nga ekipi i "Meklarenit" te garave te Formula 1, qe sic dihet eshte ne pronesi te "Mercedezit". Ne vitin 2004 doli ne treg makina e pare. "SLR" ka nje shpejtesi maksimale prej 337 kilometrave ne ore dhe kushton afersisht 500.000 dollare. Gjate vitit 2009 ky model makine nuk doli ne treg, per te mbrojtur rregullat e industrise se makinave ne bote. Makina me e fundit "new joint-venture" pritet te dale ne treg shume shpejt dhe eshte e jashtezakonshme.

Modelet e makinave te reja "Mercedes" qe do te prodhohen ne vitin 2009:

A- Class Hatchback

B- Class Sports Tourer/Hatchback

C- Class Sedan, Sports Coupe & Eagon

CL- Class Coupe

CLK- Class Coupe & Cabriolet

CLS- Class "4-door Coupe"

CLC- Class luxury compact car

E- Class Sedan, Coupe & Wagon

G- Class Cross-country vehicle

GL- Class SUV

GLK- Class SUV

M-Class SUV

R-Class Minivan

S-Class Sedan

SL-Class Roadster

SLK-Class Roadster

SLR-McLaren High Performance Coupe & Roadster

Papa Benedikti preferon "Mersedes"

Personalitete te shumta ne bote, sidomos te politikes, preferojne modele te ndryshime te makinave "Mercedes". Makina e industrise se suksesshme ne Gjermani. Krere te shteteve te ndryshme i presin delegacionet dhe udhetojne me makina te ndryshme, te llojit "Mercedes". Edhe Papa Benedikti i Romes, ne udhetime te ndryshme neper bote udheton me nje model makine "Mercedes", si ne rastin kur ishte ne Brazil.

Industria Globale e Makinave, sinjale pozitive ne shitje

Shitja e makinave te reja, njeh me ne fund rritje ne treg

Shitjet e makinave te reja kane rene ne 15.7 per qind per 12 muajt e fundit, por me e uleta e viteve te fundit ka shenuar nje kthese pozitive, konfirmuar nga Shoqeria e Industrise se Makinave. Keshtu, renia e vazhdueshme e vitit te fundit eshte ndalur ne muajin e fundit. "Tregu i makinave te reja, shenoi renien me te vogel te shitjeve te vitit 2008, qe nga qershori i vitit 2008. Ne muajin maj shitjet jane rritur me 24.8 per qind, krahasuar me nje vit me pare, ne kete periudhe kohore. Gjate viteve te fundit edhe modelet e reja te makinave kane pesuar nje tkurrje, nisur nga fakti se industria boterore e makinave eshte futur ne nje krize. Sipas te dhenave me te fundit ka nisur te permiresohet imazhi i blerjes se makinave te reja. "Ne po shohim qe te fillojme nje impakt sa me pozitiv per te terhequr sa me shume bleres te makinave te reja", - theksoi drejtori i agjencise SMMT. Qeveria britanike ka kontribuar me 1.000 paund per makine, qe te kete nje rritje industria ne fjale. Sektori global i makinave mbetet megjithate ne krize dhe disa bleres jane duke iu drejtuar makinave te perdorura, duke e zhytur zhvillimin e metejshme ne nje krizen me te madhe, qe pas viteve 1930.

Modeli i makines qe nuk e njeh krizen

"Prius', "Tojota" me popullore ne bote

"Toyota Motor Prius" eshte makina e pare ne Japoni qe eshte shitur muajin e kaluar, me nje numer te konsiderueshem. Sipas industrise se makinave, pas nje versioni te ri te ketij modeli, "Tojota" shiti 22,292 "Prius" ne qershor, po aq sa edhe nje vit me pare. Agjencia e Automobilave ne Japoni konfirmoi se "Honda" ndodhet ne vend te dyte, per sa u perket shitjeve te makinave, me 13.016 ne nje muaj. Megjithate "Prius" eshte kthyer ne nje makine popullore per japonezet. Gjiganti japonez shiti me shume se 1.25 milione "Prius" ne vitin 1997, duke e kthyer qe prej asaj kohe ne nje makine te dashur per mbare boten. Ajo eshte nje makine e lire dhe teper eficente ne rruget e Japonise.

"Fiat", tani prodhohet edhe ne Kine

Presidenti i Kines, Hu Jintao vizitoi Italine dhe arriti dje, te nenshkruaje nje marreveshje prej 2 miliarde dollaresh mes dy vendeve, qe do te lejojne tani e tutje kompanine "FIAT" qe te bashkepunoje me inxhinieret kineze, me qellim qe modeli i ketyre makinave te prodhohet edhe ne Kine. Kryeministri italian, Silvio Berluskoni theksoi se Italia, synon qe te kthehet ne vendin e trete per investime ne Kine. Mes dy vendeve, jane nenshkruar edhe 38 marreveshje te tjera. "Fiat", qe bleu 20 per qind te aksioneve te "Kraizlerit", ne SHBA, kerkon te shese 140 mije makina per nje vit dhe 220 mije motori per fazen fillestare te bashkepunimit me Kinen.

Prezantimi i yllit portugez, mahniti boten

Kristiano Ronaldo therret me shume njerez ne stadiume, se grupi U-2

Kristiano Ronaldo preku tapetin e stadiumit "Bernabeu" te henen ne mbremje, me nje atmosfere te njejte me grupin muzikor U-2, qe dha nje koncert pak kohe me pare ne stadiumin e Barcelones. Per nje rekord prej 130 milione dollare, lojtari i krahut ne kombetaren e Portugalise i kushtoi Realit me shume se turi i grupit te famshem irlandez, ne te gjithe boten. Te pranishem ne koncertin qe zhvilluan ne stadiumin katalanas, per U-2 raportohej se shpenzimet shkuan ne 100 milione dollare. Industria publikoi se turet e "Bonos and co", kane kushtuar me shume se 400 milione dollare, ndersa presidenti i Realit te Madrdit, Florentino Perez pret qe nga shitja e fanellave te Ronaldos dhe te Kaka, qe te fitoje nje shume te tille. "Gjithmone e kam thene se ne rast se klubi deshiron lojtarin me te mire ne bote, me pare duhet qe te paguaje para qe ta kete", - theksoi Ronaldo ne nje konference per shtyp. "Jam i lumtur qe jam lojtari me i kushtueshem ne bote. Ndihem krenar". Ronaldo, Kaka dhe Karim Benzema kane krijuar nje linje spektakolare ne sulmin e Realit te Madridit. "Topi i Arte" ne fuqi, pritet te shkelqeje me Realin e Madridit, ku do te jete ne krah te disa yjeve te tjere te futbollit boteror.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›