Korrik shqiptaret shtojne kursimet ne banka
Qytetarët shqiptarë vijojnë të kursejnë paratë e tyre, duke i depozituar ato në banka. Ndryshe nga kredia për ekonominë, që pothuajse është bllokuar, individët vijojnë me tendencën e tyre për të shtuar depozitat bankare. Të dhënat e publikuara nga Banka e Shqipërisë tregojnë se kredia gjatë muajit korrik u rrit me 7.7 miliardë lekë, apo me gati 1% në krahasim me muajin e mëparshëm, duke shënuar ritmet më të larta mujore të rritjes të këtij treguesi përgjatë këtij viti. Në bazë të këtij informacioni, zgjerimi erdhi tërësisht nga shtimi i kursimeve në valutat e huaja, kryesisht euro dhe dollarë.
Në këtë tendencë ka ndikuar dhe fillimi i efekteve sezonale. Rritja e prurjeve të emigrantëve konstatohet gjithmonë në sezon vere, por gjithsesi efektin e plotë e jep në gusht. Për periudhën janar-korrik, depozitat u zgjeruan me rreth 38 miliardë lekë apo 3.4% në raport me dhjetorin 2011. Ndërkohë, rritja me bazë vjetore eshte 10.6, një ritëm i kënaqshëm ky, duke pasur parasysh ecurinë e dobët të ekonomisë shqiptare gjatë vitti 2012.
Edhe gjatë muajit korrik, e gjithë rritja ka ardhur nga shtimi i kursimeve në valutë, ndërkohë që për herë të parë në periudhën e fundit është konstatuar një tërheqje e lehtë e depozitave të individëve në lekë. Kjo e ndikuar kryesisht nga shpenzimet që përkojnë me periudhën e pushimeve. Vitet e fundit është bërë gati konstatnte tendenca e lartë e qytetarëve shqiotarë për të shtuar depozitat bankare dhe për të tkurrur konsumin.