E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vijon dalja e kapitalit nga bankat spanjolle

Vijon dalja e kapitalit nga Spanja. Në gjatë muajt e parë të vitit nga sistemi bankar spanjoll kanë dalë rreth 220 miliardë euro që përbëjnë 22% të PBB, nga të cilat gati 57 miliardë vetëm në muajin qershor. Sipas të dhënave të raportuara nga BQS dalja e këtyre shumave të mëdha janë regjistruar nga zëri i investimeve, depozitave dhe huave të cilat kanë tejkaluar gjerësisht hyrjet neto të kapitalit nga investimet direkte dhe derivatet financiare. kështu dalja e kapitalit jashtë vendit ka shënuar një rritje me 40% në qershor duke reflektuar një humbje të besimit të investitorëve drejt vendit i cili gjendet në vështirësi në menaxhimin e llogarive publike. Ndërkohë duke parë këtë situatë të vështirë të sistemit bankar qeveria spanjolle ka aprovuar reformën për sistemin bankar me të cilën do të krijohet një bankë e keqe e cila do të përdoret për transferimin e aseteve toksike lidhur me sektorin imobiliar. Sipas zëvendës kryeministres Soraja Saenz de Santamaria, kjo reformë do të kompletojë ristrukturimin e sektorit bankar dhe do tu mundësojë instituteve kredituese në vend rritjen e kredive drejt individëve dhe familjeve. Refroma parashikon tre nivele të ndryshem të ndërhyrjes në sistem mbi bazën e llojit dhe burimit të problemeve që bankat do të përballen. Sipas eksponentëve të qeverisë krijimi i bankës së keqe do të minimizojë kostot e kontribuesve.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›