E Shtunë, 31 Tetor 2026

Irani dyfishon numrin e centrifugave per pasurimin e uraniumit

Irani ka dyfishuar numrin e centrifugave për pasurimin me uranium në zonën e Fordos. Konfirmimi vjen nga agjensia ndërkombëtare për enbergjinë bërthamore. Ndërkohë që aktivitete të rëndësishme po vazhdojnë edhe në bazën ushtarake në Parkin ku agjensia ndërkombëtare për energjinë bërthamore ankohet për pengesa të vazhduesheme në verifikimin nga ana e inspektorëve të saj. Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke komentuar raportin më të fundit të agjensisë së OKB-së, kanë bërë të ditur se opsioni diplomatic për të zgjidhur cështjen bërthamore nuk do të qëndrojë në tryezë për një kohë të papërcaktuar. Teherani nga ana e tij ka hedhur poshtë akuzat. Përp përfaqësuesin iranina në Agjensinë ndërkombëtare për eenrgjinë bërthamore, lajmi më i rëndësishëm është që pas më shumë se 5 mijë inspektimeve, një numër i paprecedent në historikun e kësaj agjencie, nuk është gjetur asnëj provë për një ndryshim të detinacionit për përdorimin e materialit bërthamor apo të aktivitetit me qëllim ushtarak. Centrifugat në qendrën e Fordos kanë kaluar nga një mijë në dy mijë. Uraniumi i pasuruar përdoret për prodhimin e energjisë elektrike apo për përdorim spitalor. Por nëse purifikohet deri në 90 për qind mund të shërbejë edhe për armë bërthamore. Për momentin Irani nuk e ka kaluar pragun e 20 për qindëshit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›