Haxhinasto me homologun kosovar Bashkepunim ne fushen e energjetikes
Ministri i Ekonomisë Edmond Haxhinasto priti në një takim Ministrin e Zhvillimit Ekonomik të Kosovës, Besim Beqaj. Gjatë takimit ministrat vlerësuan trendin pozitiv në rritje të shkëmbimeve tregtare mes dy vendeve. Ata theksuan se ka ende vend për rritjen, zgjerimin dhe intensifikimin e shkëmbimeve ekonomiko-tregtare, investimeve në infrastrukturë, turizëm, krijimin e një tregu unik energjetik, etj.
Të dy homologët u ndalën tek rëndësia e bashkëpunimit në zhvillimin e tregut të gazit natyror si dhe në integrimin e sistemeve energjetike të Shqipërisë dhe Kosovës. Ky bashkëpunim, sipas tyre, duhet të përqëndroeht në shfrytëzimin e potencialeve energjetike ujore të Shqipërisë, dhe ato të rezervave të qymyrit të Kosovës.
Sipas ministrave, marrëdhëniet mes Kosovës dhe Shqipërisë synojnë të shndërrohen në marrëdhënie model në rajon, në përputhje me aspiratat e dy vendeve, për t’u integruar në institucionet evropiane dhe euroatlantike.