E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rreshen-Kalimash, kryhen 70% e punimeve

Punimet ne aksin Rreshen-Kalimash te rruges se re Durres-Kukes kane perfunduar ne masen 70 per qind njoftuan dje burimet zyrtare ne Ministrine e Transporteve. Ne kete segment prej 60 kilometrash, pjese e se ciles eshte edhe tuneli po punon kompania Bektel-Enka. Gjithashtu puna vazhdon ne te 27 urat. Deri tani nga 2 impiante prodhimi jane prodhuar 463 trare dhe 292 prej tyre jane tashme instaluar. Tashme 10 ura kane perfunduar dhe ato perdoren nga mjetet e kompanise per te lehtesuar trafikun. Jane vendosur bazamentet dhe kembet mbajtese edhe ne 11 ura te tjera, njoftojne te njejtat burime. Ne 23 shtator filloi vendosja e trareve ne uren me te larte ne kete aks, (80 metra), e cila tashme ka perfunduar. Ne Shtator, perfundoi asfaltimi ne nje seksion prove, ne afersi te portalit verior te tunelit. Mbas testeve te nevojshme te kryera do te vazhdoje asfaltimin ne seksionin 3 nga portali verior i tunelit deri ne Kalimash te projektit. Ne te njejten kohe po punohet njekohesisht ne te dy tunelet veri dhe jug paralelisht. Progresi total i kombinuar ne te dy galerite e tunelit eshte 8.014 km, ku germimi i tunelit ka arritur ne masen 74 per dind. Per te arritur nje progres te tille punimesh po perdoren rreth 1300 makineri te tipeve te ndryshme. Ne pajisjet e medha perfshihen dy nyje asfalti nje ne Klos dhe nje ne Kukes, 5 sonda per te hapur tunelet, dy lancera per traret e urave, 2 impiante te prodhimit te trareve te paranderur te urave, 6 nyje betoni, dy gurore, 6 vinca te lartesive dhe peshave te medha, 380 kamione, 92 ekskavatore. Aktualisht, jane mbi 3.500 punetore qe punojne ne projekt. Punimet ne aksin me te veshtire te rruges Durres-Kukes, Rreshen-Kalimash do te perfundojne sipas parashikimeve fillestare, ne qershor 2009. Rreth 350 milione dollare do te kushtoje faza e fundit e ndertimit te ketij aksi, te cilat do te akordohen nga buxheti i vitit te ardhshem.

Afati

Aksi Rreshen-Kalimash i rruges se re Durres-Kukes pritet te perfundoje ne qershor te vitit 2009. Deri me tani kane perfunduar rreth 70 per qind e punimeve, nderkohe qe mbeten edhe 6 muaj per perfundimin total te tyre.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›