E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korriku, "pervelues" per debitoret e ATK-se Feti Zeneli*

Qershori mbetet muaji i fundit per te perfituar lehtesite me te favorshme per shlyerjen e detyrimit qe kane krijuar ndaj ATK-se te 12 000 debitoret e saj lidhur me kredite e marra ne periudhen '93-'98 nga ish bankat shtetrore te nivelit te dyte. Sipas VKM-se Nr. 681, date 11/06/2009 dhe Udhezimit te Ministrit te Financave Nr. 35, date 14/07/2009, debitoret perfitojne faljen ne masen 75-80 per qind te interesave, kamatevonesave dhe gjobave ne rast se paraqiten per te likujduar vullnetarisht detyrimin deri ne 30 qershor te ketij viti, pasi duke filluar nga 1 korriku 2010 e ne vazhdim kjo falje zbret ne shifrat 60-65 per qind, per te vazhduar keshtu deri ne likujdimin e qindarkes se fundit edhe nga debitori i fundit per keto lloj detyrimesh.
Eshte per te ardhur keq, qe debitoret e Agjencise se Trajtim it te Kredive nuk i kane vleresuar seriozisht lehtesite e herepashershme qe shteti dhe qeveria shqiptare kane krijuar ne vazhdimesi per ta. Mjafton te kujtojme se deri ne fund te vitit te kaluar, lehtesite e ofruara ne kete drejtim kane qene maksimale, pasi debitoreve qe paraqiteshin per te likujduar menjehere gjithe principalin e mbetur, u faleshin totalisht interesat, kamatevonesat dhe gjobat e akumuluara kohe pas kohe per ta ne ish bankat shteterore te nivelit te dyte dhe ne ATK. Megjithate, edhe periudha e mbetur, deri ne fund te ketij muaj u ofron ketyre debitoreve nje shans jo te vogel per te arketuar sa me pak nga detyrimi i tyre total apo ligjor, sic thuhet ndryshe, ne nje kohe qe mesatarisht shuma e interesave, kamatevonesave dhe gjobave eshte me e madhe se shuma e principalit te mbetur. Me konkretisht, shuma e interesave, kamatevonesave dhe gjobave eshte gati 1.1 here me e madhe se sa shuma e principalit te mbetur. Keshtu qe, nuk eshte lehtesi e paket te falen 75-80 per qind te interesave, kamatvonesave dhe gjobave, ose gati dy here me shume ne vlere absolute se sa mund te jene keto perfitime, duke filluar nga 1 korriku 2010 e ne vazhdim. Natyrisht perfitimi me i madh, ne kete rast, eshte per ate kategori debitoresh qe masen e ketyre detyrimeve e kane dy, tre, kater, pese e me shume here se sa principali.
Debitoret e ATK-se jane renduar me interesa, kamatevonesa dhe gjoba, por edhe me penalitete te tjera per shume arsye, ku me kryesorja eshte mosinteresimi i tyre per te likujduar ne kohe e me korrektesi detyrimin e krijuar ndaj shtetit. Kjo lloj indiference e palogjikshme, nje debitoresh i ka shtyre ata deri kufijte e krijimit te bindjes idioteske se, "keto kredi do te harrohen me kalimin e kohes nga shteti", ndaj sot kur ballafaqohen me shumen e detyrimit qe kane dhe sanksionet ligjore per vjeljen deri ne qindarken e fundit te tij, sipas rastit, bejne; "te paditurin", "te varfrin", te fortin", "te demtuarin", "te painformuarin" e keshtu me radhe. Nje arsye tjeter qe e ka shtyre kete kategori debitoresh te flene mendjen eshte edhe trajtimi jocilesor, me perzgjedhje e ne menyre korruptive qe eshte bere nga organet drejtuese te ATK-e pergjate 7-8 viteve te para, qysh nga krijimi i ketij institucioni ne vitin 1998. Pervec te tjerash, ne favor te ketij konkluzioni flet edhe rendimenti tejet i ulet i arketimeve te kryera ne kete periudhe, ne te cilen, sikunder ishte percaktuar ne nenin 23, pika 1 e ligjit Nr. 8894, date 14/05/2002 ishte parashikuar likujdimi i te gjithe portofolit te transferuar te ketyre kredive ne masen e 36 miliarde lekeve, nderkohe qe nuk u arketuan me shume se 3,7 miliarde leke apo vetem 10 per qind e tij. Por demi me i madh qe krijoi ky lloj organizimi e drejtimi institucional ishte reduktimi i mundesive ligjore dhe praktike per vjeljen e nje pjese te mire te ketyre detyrimeve ne te ardhmen, pasi debitoret mashtrues e spekulante arriten te perfitojne nga kjo "mjegull", per te fshehur garancite e tyre kolaterale, te nxjerrin tej afateve te parashkrimit te gjithe veprimet mashtruese dhe abuzuese me pronat e vena garanci, te tjetersojne pasurite e te fshihen ne "pyllin e madh" te migracionit dhe emigracionit e lloj-lloj veprimesh te tjera te kesaj natyre, deri tek perhapja e opinionit tek debitoret e tjere se, "keto kredi nuk do te mund te mblidhen ndonjehere te gjitha, ndaj rezistoni sa me shume. Ja. Konkretisht neve s'kane c'fare te na bejne".
U bene 4-5 vite qe po luftohet per te permiresuar situaten e per te ndryshuar konceptet e krijuara ne kete drejtim, duke ndryshuar rrenjesisht metoden e punes ne trajtimin e dosjeve debitore; por maksimumi i ketij perkushtimi shkon deri tek dera e zyrave te sherbimit Permbarimor, ZRPP-ve, ALUIZNI-t, Gjykatave, Prokurorise apo shume institucioneve te tjera bashkepunuese te percaktuara ne ligjin organik te ATK-se. Kesaj pune i eshte paraprire me saktesimin e informacionit, denoncimin ne organin e akuzes te veprave te ndryshme penale, qofshin keto te kryera nga debitoret apo punonjesit e shtetit, nxjerrjen e urdher ekzekutimeve per afro 90 per qind te debitoreve, grupimin dhe rigrupimin e here pas hershem te portofolit, etj. Me pak fjale, gati 10-11 mije debitore nga 12 mije gjithsej jane ne duart e ligjit; pjesa derrmuese ne Permbarim per ekzekutimin e detyrueshem te borxhit te krijuar, ndersa pjesa tjeter ne Prokurori e Gjykate per hetim e ndeshkim penal apo nxjerrjen e Urdhrit te Ekzekutimit. Sidoqofte ligji organik dhe aktet e tjera ligjore e nenligjore te ATK-se kane lene hapesire, qe debitoret mund t'u shpetojne ketyre penaliteteve ne cdo kohe, duke u ofruar te likujdojne vullnetarisht detyrimin e krijuar. Pervec te tjerash, sic e permendem edhe pak me lart, ata fitojne jo pak qofte edhe nga falja e pjesshme e interesave, kamatevonesave dhe gjobave; te cilat jane maksimale per ditet e mbetura te muajit qershor dhe nuk kthehen me ne te ardhmen.
Ndaj, debitoret nuk kane pse e nderlikojne me tej situaten e tyre, duke mos reaguar ndaj ofertave favorizuese te ATK-se per momentin aktual. Organet drejtuese te Agjencise se Trajtimit te Kredive jane te vendosura deri ne fund per zbatimin e rrepte te ligjit, jo vetem ndaj debitoreve hileqare e te papergjegjshem, por edhe ndaj institucioneve kryesore bashkepunuese si; sherbimi Permbarimor dhe zyrave e regjistrimit te pasurive te paluajtshme qe, indirekt apo drejtperdrejte, favorizojne keto veprime spekulative. Nderkohe po punohet edhe per te bere ndryshimet e duhura ligjore, ne menyre qe te mbyllen te gjitha shtigjet e shmangies nga shlyerja e detyrimit dhe nxjerra e pergjegjesise per cdo debitor. Gjithkush duhet te bindet, se shlyerjes se borxhit, sidomos borxhit ndaj shtetit, mund t'i dredhosh po aq sa c'mund t'i dredhosh dhe vdekjes. Se te gjithe e dime qe shteti po te doje, edhe ne kete rast, "e ze lepurin me qerre", nderkohe qe debitoret jane "lepuj te penguar", qe s'mund te vrapojne si normalet. Ata si cdo qytetar tjeter i ketij vendi jane vazhdimisht ne kerkim te sherbimeve nga shteti, nje pjese e te cilave jane sherbime jetesore e mjaft te domosdoshme. Ne keto kushte, pengimi, per te mos ua ofruar keto sherbime atyre qytetareve qe nuk kane shlyer me pare detyrimet debitore ndaj ATK-se, do t'i vinte te gjithe ne radhe per te arketuar prane bankave, si dikur ne monizem, per te marre qumesht. Nderkohe organet e zbatimit te ligjit duhet ta kene te qarte se, trajtim ligjor pa masa te tilla shtrenguese nuk ka. Gjithashtu, trajtim ligjor pa e zhveshur komplet nga pasurite e luajtshme e te paluajtshme debitorin e keq, perseri nuk ka. Nje i huaj do te shprehte habi po t'i thoshe qe, "gati 95 per qind e dosjeve te ATK-se jane ne trajtim ligjor" dhe buxheti i shtetit nuk arrin te arketoj as 2 per qind ne vit te detyrimit qe debitoret apo shtetasit i kane shtetit te tyre per t'ia kthyer, prej kaq vitesh.
Sidoqofte, ne perpara ligjit, ne keto pak rreshta, u treguam debitoreve "maliqin" e perfitimeve dhe favorizimeve ne rast se afrohen per te shlyer vullnetarisht detyrimin e krijuar. Eshte ne doren e tyre te zgjedhin, ku, besoje, vetem te marret mund te zgjidhnin penalizimin dhe turperimin publik. Por, nga ana tjeter, po i rikujtojme te gjithe, qe nuk kane me shume se 20 dite kohe per te zgjedhur favorizimet maksimale qe u ofron ligji...
*Drejtor i Pergjithshem i Agjencise se Trajtimit te Kredive

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›