PS, sot vendos per nenkryetarin dhe vendet ne komisione Denis Dedej
Partia Socialiste finalizon sot plotesimin e detyrimeve te saj ne Kuvendin e Shqiperise. Paraditen e sotme, do te jete grupi parlamentar socialist i cili do te vendose plotesimin e vendeve te mbetura vakant ne Kuvend. Burime nga selia roze, bejne te ditur se ne oren 9:30, ne ambientet e selise roze, do te zhvillohet mbledhja e deputeteve socialiste. Gjithashtu, mesohet se teme kryesore e diskutimit do te jete propozimi dhe votimit i kryetareve te komisioneve qe do te drejtohet nga socialistet. Do te jene tre deputete qe do te zgjidhen ne krye te komisioneve parlamentare, ate te Punes, Ceshtjet Sociale dhe Shendetesise, komisionit per Integrimin Evropian dhe ne krye te komisionit per Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik. Nga ana tjeter, pritet te zgjidhen gjithashtu dhe deputetet te cilet do te jene perfaqesues ne pese komisione, te cilat i takojne Partise Socialiste. Keto komisione jane: Komisioni per Ceshtjet Ligjore, Komisioni i Ekonomise dhe Financave; Komisioni i Sigurise, Komisioni i Veprimtarise Prodhuese, Komisioni i Politikes se Jashtme. Ne rendin e dites te punimeve te grupit Socialist, do te jete edhe votimi i postit te nenkryetarit te Kuvendit qe i takon opozites. Plotesimi i vendeve te mbetura bosh qe prej fillimit te legjislacionit te ri parlamentar eshte vonuar per shkak te marredhenieve te kushtezuara te vendosura midis grupit socialist dhe Kuvendit. Pas zgjedhjeve te 28 qershorit, grupi i PS vendosi bojkotin e Parlamentit deri ne hapjen e kutive te votimit. Por me evoluimin e ngjarjeve politike, ndersa partite nuk jane terhequr nga qendrimi i tyre, socialistet vendosen te shkonin ne Kuvendin e Shqiperise, per vijimin e jetes normale parlamentare, qe sipas socialisteve, sherben ne funksion te vullnetit per dialog dhe zgjidhjen e situates aktuale. Nga ana tjeter, kushtezimi i marredhenieve me Parlamentin e Shqiperise nuk solli vetem mosplotesimin e vendeve qe i takojne ne kete institucion, por edhe lenien bosh te vendeve qe kane te bejne me strukturen e grupit Parlamentar Socialist. Jane pikerisht vendet e dy nenkryetareve te grupit socialist dhe posti i sekretarit te grupit, te cilet do te vendosen ne mbledhjen e sotme te nje prej strukturave me te rendesishme ne seline roze.
Vendimet e Grupit te PS sot
Komisionet qe do te drejtohen nga ps
Komisioni per Punen, Ceshtjet Sociale dhe Shendetesine
Komisioni per Integrimin Evropian
Komisioni per Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik
Komisionet ku PS do te kete nenkryetarin
Komisioni per Ceshtjet Ligjore
Komisioni i Ekonomise dhe Financave
Komisioni i Sigurise
Komisioni i Veprimtarise Prodhuese
Komisioni i Politikes se Jashtme
Vendi vakant ne drjetimin e kuvendit
Posti i Nenkryetarit te Kuvendit
V endet bosh ne grupin parlamentar socialist
Dy nenkryetaret e Grupit Socialist
Sekretari i Grupit Socialist