E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korrupsion me kontrollin teknik te makinave

Ne baze te normave mjedisore, nje automjet i vjeter nuk do te lejohej te qarkullonte ne rruge, pasi shkarkon shume bloze ne atmosfere.

Por, shume makina te tilla e kalojne proven e kontrollit teknik.

Te merkuren policia dhe prokuroria finalizoi nje operacion qe coi ne arrestimin e 11 nepunesve ne drejtorine rajonale te transportit rrugor ne Tirane.

Ata funksiononin ne 2 grupe, duke formuar nje zinxhir korrupsioni. Me ane te pergjimeve, task force dhe antikrimi ekonomik, ka mundur te zbardhe edhe menyren e funksionimit te targimit te automjeteve dhe te perfitimit te kolaudimit te automjetit pa ju nenshtruar kontrollit teknik.

Per nje automjet te tille, grupi i specialisteve dhe i kontrolluesve te sistemit merrte nje shume prej 25 mije lekesh, (nese ka nje automjet te rende), ndersa per nje automjet te tonazhit te rende, apo nje autobus merrej nje shume prej 50 mije lekesh, pa u futur ne kontroll.

Per te gjithe te fiksuarit pas targave te automjeteve, me kater shifra te njejta, grupi i dyte i ketij zinxhiri korrupsioni, merrte nje shifer minimale prej 20 mije lekesh, por qe varionte edhe deri ne 50 mije leke, ne baze te shifres se kerkuar.


Shifra maksimale jepej per targen me kater 1-sha, si edhe ate te 0007-es. Parate, sipas hetimeve te deritanishme, paguheshin per targimin e automjeteve me probleme ne dokumentacion qe ose ishin te vjedhura jashte kufijve te Shqiperise, ose nuk kishin dokumentacionin perkates per t'u pajisur me targa.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›