E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zëvendësohet avokati i Lul Berishës

Gjykata e Krimeve të Rënda ka zëvendesuar avokatin e Lul Berishës, pasi avokati që e përfaqësonte të pandehurin ishte bërë shkak për shtyrjen e seancave gjyqësore. Mungesa në dy seancat e fundit të avokatit Arben Qeleshi, i cili ëshë përfaqesuesi ligjor i Lul Berishës, ka qënë shkaku që togat e zeza e kanë zevendesuar atë me avokatin Agron Xhedine. Për këtë veprim është njoftuar edhe dhoma e avokatisë. Edhe prokurorët kanë kërkuar që Qeleshi të zëvendësohet me një avokat tjetër çka ka sjelle reagimin e avokatëve që ishin të pranishëm në sallë.Ndërkohë Lul Berisha nuk ka qënë dakord me vendimin e trupit gjykues për ti ndërruar avokatin , dhe ka kërkuar që seanca të zhvillohet në praninë e avokatit të tij. Trupi gjykues ka vendosur që të shtyhet seanca , në mënyrë që avokati Agron Xhedina të njihet me çështjen.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›