E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pensionistët: Shpërblimi i qeverisë, qesharak

Pensionistet e kanë vlerësuar qesharake shpërblimin prej 5 mijë lekësh që qeveria ka vendosur tu japë për festat e fund vitit. Ata shprehen se nuk i dalin paratë për të përballuar jetesën e përditshme. 

TIRANE- Pensionistët kanë reaguar të zhgënjyer ndaj vendimit të qeverisë për tju dhënë atyre një shpërblim prej 5 mijë lekësh për festat e fund vitit. Të pyetur nga televizioni “NEWS24” pensionistë të ndryshëm janë shprehur se me këtë shumë nuk përballohet asgjë.
Ata e kanë konsideruar mjaft të ulët për të përballuar rritjen e çmimeve në këtë periudhë, por edhe për të plotësuar nevojat e tjera bazë.
Pensionistët shprehen se nuk i dalin paratë për të përballuar jetesën e përditshme dhe ata janë të detyruar të heqin dorë nga shumë produkte të nevojshme, përfshi këtu ushqimet. Ata shprehen se kjo shumë është e pamjaftueshme për të përballuar rritjen e çmimeve, ashtu si janë shumë të ulta edhe pensionet që marrin çdo muaj.
(a.r/news24/balkanweb)



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›