E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuvendi kalon lojrat e fatit

Kuvendi i Shqiperise ka miratuar disa ndryshime ligjore me karakter ekonomik, qe prekin lojrat e fatit, sektorin bankar dhe permbarimin.

Ne seancen 60 minuteshe me debat te lire pati replika te te forta mes ministrit te Financave dhe deputeteve te opozites per disa ceshtje.

Deputeti i LSI Nikollaq Neranxi akuzoi qeverine se po krijon klime te renduar per bzinesin permes gjobave masive fiskale.

“Bizneset paguajne taksa, kurse ju i vini gjoba”, ka akuzuar Neranxi qeverine. Por kjo e fundit ka argumentuar se administrata shteterore zbaton ligjin.

“Administrata ligjore vepron ligjerisht. Nese ju dyshoni per kete eshte faji juaj. Po te doni shkoni ne prokurori”, ka deklaruar ministri i Financave, Ridvan Bode.

Ligji i ri detyron te githa kompanite e basteve qe t’i kthejne publikut qe luan baste jo me pak se 50 per qind te xhiros qe ata kane realizuar. Ne te kunderten, ligji parashikon penalitete te forta financiare per keto kompani.

Kuvendi miratoi sot edhe ndryshimet ne kodin e procedures penale si dhe ligjin per faktoring, i cili ploteson dhe kuadrin ligjor brenda sistemit bankar dhe rregullon marredheniet e mbikeqyrjes.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›