E Diel, 1 Nëntor 2026

Leskaj: Nuk votojme ligjin per Prokurorine

Partia Socialiste i eshte kundervene ashper deklarateve te kryeministrit Berisha nje dite me pare per ceshtjen e Kodit Zgjedhor, i kthyer nga presidenti per rishqyrtim te kuvend, si dhe konfirmoi voten roze kunder per ligjin e pastertise se figures se zyrtareve te larte dhe ate te prokurorise. (UPDATE)

"Ne i kujtojme kryeministrit se e ka për detyrë të nxitë zgjidhjen për të garantuar një zbatim rigoroz të Kodit Zgjedhor, duke filluar nga ngritja e menjëhershme e administratës qëndrore zgjedhore dhe jo duke luajtur me fjalë për të bërë diversion ndaj Partisë Socialiste. Nëse Sali Berisha kujton se do ta mbajë në pushtet Ilir Meta me mllefin e pakufishëm ndaj Partisë Socialiste, ky nuk është problemi ynë, por i Kryeministrit", u shpreh kryetarja e grupit kuvendor socialist, Valentina Leskaj.

Zonja Leskaj, i eshte kthyer dhe nje ceshtjeje mjaft te rendesishme per te cilen konsensusi mes paleve ka qene kerkese kryesore e Komisionit te Venecias,asaj per ligjin e pastertisese figures se zyrtareve, i cili u miratua nga Komisioni i Ligjeve pa votat e opozites.

Ajo la te kuptohet qarte se maxhoranca e ka hartuar ligjin duke futur ne te nene qe largojne nga detyra prokurore qe kane ne hetim ceshtje te rendesishme si abuzimi me fondet ne rrugen Durres-Kukes.

"Kryeministri nuk duhet të ngatërrojë dosjen e spiunëve me dosjet e Gërdecit e të Lulëzim Bashës.Ne jemi gati të japim konsensus për të hedhur dritë mbi të shkuarën e të gjithë atyre që duan të merren me politikë, por jo për të mos lejuar që të merren me profesionin e tyre ata që po hetojnë për të hedhur dritë në gropat korrupsionit qeveritar", u shpreh Leskaj.

PS shprehet e gatshme per te dhene konsensus edhe per ligjin e prokurorise vetem nese ai garanton pavaresi te ketij insitucioni duke bere te qarte se projekti aktual e cenon pavaresine.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›