E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korrupsion në prokurimet publike

• Partia Socialiste nëpërmjet nënkryetarit të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka shprehur shqetësimin për korrupsionin në sektorin e punëve publike në Shqipëri.Braçe është shprehur gjithashtu përsëri mbi praktikat korruptive sunduese në çdo procedurë të prokurimit publik. “Bëhet fjalë për miliona euro të angazhuara në këto vepra, në njëqind për qind e tyre para të marra borxh, me interesa tregtare, që do t’i paguajnë në vitet në vijim shqiptarët”, ka deklaruar Braçe. Më tej ai ka akuzuar duke thënë se procedurat e prokurimit po merren nga kompani me probleme me ligjin, të cilat janë nën hetim për akuza shumë të rënda me kontraktuesit. “Ka një seri procedurash të zhvilluara korruptive, 4 muaj, javët dhe ditët e fundit dhe që përfshijnë vepra madhore, veçanërisht në segmente të tilla të rëndësishme si Levan-Vlorë, Levan-Damës, Damës-Tepelenë, bypasin e Fierit, terminalin e pasagjerëve në portin e Durrësit, si edhe një sërë aksesh të tjera rrugore të financuara nga burime të brendshme të Buxhetit të Shtetit”, tha Braçe.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›