“Shqipëria e meriton të hyjë në NATO”
• Ambasadori i Hungarisë në NATO, Zoltan Martinus tha dje gjatë takimeve me Presidentin Topi dhe Kryeministrin Berisha se NATO është e bindur për progresin që ka bërë Shqipëria.Në takimin me kreun e shtetit Martinus, vlerësoi pjesëmarrjen aktive të Shqipërisë në operacionet e NATO-s. “Ambasadori hungarez në NATO, Zoltan Martinus u shpreh se vendet anëtare të NATO-s janë tashmë të bindura që Shqipëria me arritjet pozitive dhe pjesëmarrjen e saj aktive në sigurimin e paqes gjatë operacioneve të NATO-s, sidomos në Afganistan, e meriton plotësisht të jetë anëtare edhe de jure e Aleancës politike dhe ushtarake të Atlantikut Verior”, thuhet në njoftimin për shtyp të Presidencës. Në takimin me Kryeministrin Berisha, kreu i qeverisë theksoi se dy projektet madhore të qeverisë dhe shtetit shqiptar janë integrimi në NATO dhe integrimi në Bashkimin Evropian.