Bush vizitë në Ukrainë e Kroaci
• Presidenti Bush ka në plan të vizitojë Ukrainën, Rumaninë dhe Kroacinë dhe të takohet me udhëheqësit e këtyre vendeve në kuadrin e udhëtimit të tij muajin e ardhshëm për takimin e NATO-s në Bukuresht.Shtëpia e Bardhë nxori pak detaje dje për itinerarin e Presidentit Bush. Ai do të shkojë fillimisht në Kiev dhe do të takohet më 1 prill me presidentin dhe kryeministrin e Ukrainës. Bush do të qëndrojë në kryeqytetin e Rumanisë, Bukuresht, për tri ditë dhe do të takohet me udhëheqësit e Rumanisë, si edhe do të marrë pjesë në takimin e nivelit të lartë të NATO-s, që fillon më 2 prill. Më pas, Presidenti Bush do të shkojë në Kroaci. Në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë thuhet se udhëheqësi amerikan do të takohet me udhëheqësit kroatë, si edhe me "udhëheqësit e atyre vendeve për të cilët udhëheqësit e NATO-s do të vendosin të bëjnë ftesa për anëtarësim në NATO, gjatë takimit të Bukureshtit".