"Korrupsion, nje problem serioz"
Kryetari socialist Rama tha se Progres-Raporti thoshte nje vit me pare se korrupsioni eshte nje problem shume serioz. "Sot ky Progres-Raport thote se korrupsioni eshte nje problem vecanerisht serioz. Nje vit me pare Progres-Raporti thoshte se korrupsioni ishte nje fenomen i kudo ndodhur sot ai thote se korrupsioni mbetet nje fenomen i kudondodhur", ka qene deklarata e Rames, dje ne Asamblene Kombetare te PS. Ai eshte shprehur se pa levizur kryeministrin nuk mund te luftohet fenomeni i korrupsionit. Por nuk kane munguar as akuzat ne drejtim te Kuvendit. "Nje vit me pare Progres-Raporti thoshte se Parlamenti nuk e kryente detyren e tij per monitorimin e zbatimit te marreveshjes me BE, pasi ky monitorim behej nga qeveria. Kete vit thuhet fjale per fjale se nuk ka progres ne rolin e tij per monitorimin e zbatimit te marreveshjes me BE. Kjo tregon jo ngecjen ne vend, por te humbjes se nje viti per te mberritur aty ku ishim", tha Rama. Sipas tij, Topalli shkon pas Kryeministrit, ben te njejten gje, flet per progres. Nderkohe qe BE e percakton rolin e Parlamentit, si nje rol regresiv ne aspektin e garantimit te cilesise se integrimit.
Apeli
Apeli