E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Varret e grekeve, kujdes serbet"

Kujdes me marreveshjen per varret e ushtareve greke ne Shqiperi. Apeli vjen nga patriarku i letrave shqipe, Dritero Agolli, i cili nuk ka munguar te paralajmeroje faktin se nje gje te tille mund ta kerkojne dhe te tjeret, me te cileve dhe serbet. Keshtu dje, marreveshja mes Shqiperise dhe Greqise, per varret e ushtareve greke ka qene teresisht ne vemendjen e shkrimtarit te shquar, Dritero Agolli. Ne menyre publike ai, shkrimtari 77 vjecar i ben thirrje politikes shqiptare, se duhet te jete me doreshtrenguar per te mos hapur oreksin e Serbise. "Greket nuk jane kombi i vetem qe ka shkelur token shqiptare gjate pushtimeve ne kohen e lufterave boterore", deklaroi Agolli. Mbi kete fakt historik mbeshtetet shkrimtari dhe studiuesi Dritero Agolli, ndersa sheh me sy kritik marreveshjen mes Shqiperise dhe Greqise per varrezat e ushtareve greke ne Shqiperi. I ndergjegjshem se miratimi i MSA-se nga Parlamenti grek dhe trajtimi i mijera emigranteve shqiptare qe jetojne ne Greqi kushtezon kete marreveshje, Agolli i druhet tanime kerkesave te ngjashme edhe nga qeveria serbe. "Ne duhet te jemi me doreshtrenguar per varrezat. Ne jemi shume te varur, sepse kemi 600- 700 mije emigrante ne Greqi, po kemi dhe 400 mije ne Itali, kemi dhe ne vende te tjera, dhe detyrohemi qe te jemi te varur nga konjuktura", shpjegon Agolli. Per te cilin, eshte shume e rendesishme qe nje gje e tille te mos behet udhe, pasi sikur paralajmeron ai, "njehere te kaloje miu nen mustaqe, pastaj e ben rruge". Ai nuk ka munguar te shfaqe shqetesimin e tij, ne lidhje me nje aktivizim te qeverise serbe per ngritjen e varreve te njerezve te saj, qe jane vrare gjate koherave te pushtimeve te shtetit serb ne Shqiperi, lufterave qe jane bere ne territorin shqiptar. Duke mos shprehur frike ndaj fqinjit te pertej detit, Italise, e cila i ka mbledhur eshtrat e te reneve te saj ne token tone, Agolli duket se ka pasur ne qender te vemendjes deklaraten e funksionarit te larte te kishes serbe ne Malin e Zi, teksa ne Vrake te Shkodres, kerkoi ngritjen e varreve te te vrareve serbe. Nderkohe qe synimin serb per te mos lene asnjehere te qete shqiptaret, shkrimtari Agolli e ndesh edhe ne situaten me te fundit ne Kosove. Kundershtar i rrepte i planit te OKB-se prej 6 pikash, Agolli paralajmeron se me kete plan, Kosova rrezikon copetimin. "Gjashte gjilpera secila me disa pika helmi. Dhe kjo eshte si te thuash, nje gje sikur te ndjek fati i keq. Kur ke nje gezim te madh papritur te del nje hidherim., Por mendoj se kjo gje do te kalohet dhe nuk do ta pranojne as kosovaret as shqiptaret", ka qene deklarata e Agollit, me te cilin ka percjelle tere shqetesimin e tij dje per nje kercenim te mundshem ndaj vendit. A.G


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›