Meta: Rama i korruptuar ne bashki
Meta shperthen ne akuza te forta ndaj kreut socialist Rama per korrupsion ne bashkine e Tiranes, duke e bere akoma me te larget dhe te pamundur bashkepunimin e ketyre dy partive te majta edhe pas zgjedhjeve. Teksa eshte kujdesur per te "ciftezuar" Ramen me Berishen si binom te se keqes, ai ka deklaruar se bashkimi i Sali Berishes dhe i Edi Rames, per te diskriminuar ne menyre te padrejte dhe kriminale nje force politike si LSI, tregon qarte se LSI eshte nje force shume e madhe ne Shqiperi. "Opozite ndaj pushtetit gerdecian te Berishes, opozite ndaj pushtetit te korruptuar te kryetarit te bashkise se Tiranes, qe dhe partine qe formalisht eshte partia kryesore opozitare, e ka kthyer ne nje parti-bashki te korruptuar, ne nje parti-bashki ku nuk ka me deputete, po nepunes bashkie qe kane frike se mos i heq nga puna apo nga lista e ardhshme per deputete shefi i tyre", tha Meta. Njeheresh ai i eshte rikthyer dhe njehere idese te te qenit force e pare politike ne Shqiperi. Sipas tij, LSI nuk eshte vetem nje force ende e re dhe gjithmone edhe me e re per shkak te te rinjve qe shtohen papushim, por LSI eshte tashme nje force shume e madhe, qe e tregojne me mire sesa vete ne kundershtaret saj, te cilet, te tmerruar nga kjo force ne rritje dhe plot integritet, jane gati te cenojne dhe standardet e zgjedhjeve. "Ne jemi nje force kaq e madhe, sa jemi ne gjendje te sigurojme dhe standardet e zgjedhjeve. Te shkojme ne zgjedhjet e vitit 2009 me bindje te plote se ne do te jemi forca e pare, sepse force e trete LSI ka qene qe ne diten e themelimit te saj", tha Meta.