E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sezoni turistik, ulet shitja e fruta-perimeve në treg

Pavarësisht aspekteve pozitive sezoni turistik mesa duket ka dhënë ndikimet e tij negative në shitjen e fruta -perimeve.

Tregtarët shprehen se javët e fundit blerësit janë ulur ndjeshëm dhe kjo si shkak i marrjes së pushimeve dhe largimit nga kryeqyteti.

Pavarësisht kësaj çmimet vazhdojnë që të mbeten në nivele mjaft të ulta duke qenë se në treg ka hyrë tashmë prodhimi i vendit.
 

Sipas tregtarëve prodhimet e vendit këtë vit janë më të shumta dhe si rezultat pritet që ato të furnizojnë tregun edhe në muajt e dimrit.Z akonisht në Shqipëri sezoni i dimrit sjell çmime mjaft të larta të fruta-perimeve.
 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›