E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fier, 6 komisionerë të PS-së në gjyq për zgjedhjet

Në gjykatë tashmë ndodhet dosja për dy fshatra Plyk dhe Mbyet, ku nuk u zhvilluan zgjedhjet më 28 qershor. Ndërkohë, vijojnë hetimet për komunën Ruzhdije.

Dje ka mbërritur në Gjykatën e Shkallës së Parë të rrethit Fier dosja gjyqësore në ngarkim të 6 komisionerëve të dy qendrave të votimit, 31-19 dhe 31-20 që i përket komunës Portëz. Komisionierët janë proceduar penalisht për “braktisje të detyrës”, në bazë të nenit 169 të Kodit Zgjedhor. Megjithatë, sido që të vendosë gjykata, nuk do të ketë ndryshime të rezultatit zgjedhor.

Një fakt i tillë është pohuar edhe nga Dëshira Subashi, nënkryetare e KQZ-së, sipas të cilës hetimi i Prokurorisë nuk mund të ndikojë në asnjë formë në rezultatin e zgjedhjeve. Sipas saj nuk ka asnjë mekanizëm ligjor që mund të ndikojë në verdiktin e 28 qershorit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›