Korrupsioni, arrestohen 4 zyrtarë të komunës Kaçinar në Mirditë

Në pranga kanë përfunduar arkëtarja e komunës Kaçinar, Flora Suti, ish-shefi i Financës, Pashk Gjoni, sekretari i këshillit aktual të komunës, Gjet Shkurti, si dhe punonjësi i postës së komunës, Altin Gjoka. Ndërkohë njoftohet se është shpallur në kërkim shtetasi me iniciale N. Ç, ish-administrator i ndihmës ekonomike të komunës Kaçinar.
Një ndër shkeljet për të cilat akuzohen të sipërpërmendurit është ajo e përfitimit nga ndihma ekonomike që iu është caktuar familjeve në nevojë.
Nga 70 persona që figuronin se përfitonin nga skema e ndihmës ekonomike, vetëm 30 prej tyre merrnin realisht paratë në dorë. Pjesa tjetër shkonte në xhepat e zyrtarëve të komunës. Kreu aktual i Komunës Kaçinar, Petrit Bardhi, denoncoi abuzimet rreth dy muaj më parë. /Start/
2011-10-29 13:34