Korrupsioni arrestohet avokati Hysni Beti
Ishte avokat kryesisht ndersa i kerkoi klientit te tij para pasi do tua jepte paleve prokurorise e gjykates per nje mase te bute
Beti u ndalua ne momentin qe po merrte 3.5 milione leke. Nen hetim edhe gjyqtare e prokurore
TIRANE- Avokati Hysni Beti arrestohet per mashtrimin e nje klienti te tij te akuzuar per kundershtim te forcave te policise me dhune duke i marre atij nje sasi parash ndersa dyshohet edhe per ushtrim te ndikimit te paligjshem ndaj gjyqtarit dhe prokurorit.
Policia dhe prokuroria nuk dhane detaje por burime te seksionit te Antikorrupsionit thane se te dyshuar si te perfshire ne kete ceshtje jane edhe nje prokuror dhe nje gjyqtar i ceshtjes. Por provat ndaj tyre nuk ishin te mjaftueshme.
Ne kete menyre eshte vendosur qe ndaj tyre hetimi te vazhdoje deri ne sqarimin e rrethanave te plota te ngjarjes. Arrestimi avokatit Beti u njoftua nga Prokuroria e Pergjithshme ne nje deklarate shtypi te dhene prej kesaj te fundit si dhe nga burime zyrtare te Drejtorise se Policise se Tiranes.
Ndalimi i tij ne kushtet e flagrances u krye nga zyra e hetimit te korrupsionit e Antikrimit Ekonomik te Policise se Tiranes ne bashkepunim me njesine e perbashket Task- Force te prokurorise se Tiranes.
Blute ne momentin e ndalimit i kapen avokatit te njohur edhe nje sasi parash prej 350 mije lekesh te reja te cilat ai dyshohet se i ka marre nga klienti E. Zeneli i arrestuar me 25 shtator te ketij viti nga komisariati i Policise nr.2. me akuzen e kundershtimit te policise.
Beti u kap ne flagrance nga Policia e kryeqytetit ne momentin kur po merrte nje shume te konsiderueshme parash nga nje klient i tij me qellim qe te nderhynte dhe te ushtronte ndikim tek gjyqtari qe shqyrtonte ceshtjen dhe prokurori i cili e hetonte.
Sipas burimeve te hetimit avokati Beti i cili eshte njekohesisht edhe anetar i kryesise se Dhomes Kombetare te Avokatise ishte zgjedhur mbrojtes kryesisht nga Gjykata per te arrestuarin me inicialet E. Zeneli i arrestuar ne muajin shtator te ketij viti. Me 25 shtator te ketij viti pas arrestimit te E.
Zenelit nga policia e komisariatit nr.2 sipas hetimeve te Prokurorise avokati Beti dyshohet se i ka kerkuar klienti te tij nje sasi te konsiderueshme parash me pretendimin se ato do ia jepte prokurorit te ceshtjes si dhe personit qe e kishte kallezuar.
Po keshtu parate pretendohej se do ti jepeshin gjyqtarit qe do te kryente masen e sigurise dhe prokurorit perkates ne kembim te dhenies se mases se sigurise detyrim me paraqitje.
Shuma e kerkuar e parave sipas burimeve te policise mesohet se ishte e larte ndersa i ndaluari nuk kishte mundesine minimale qe te paguante parate per shkak te gjendjes se tij ekonomike. Menjehere pas komunikimit te avokatit Beti klienti i tij eshte gjetur thuajse i papergatitur per kerkesen e avokatit te cilin gjykata ia kishte caktuar kryesisht.
Sipas njoftimit zyrtar te Prokurorise se Pergjithshme shuma e cila ishte kerkuar nga Beti kapte shifrat nga 100 deri ne 150 mije leke te reja ndersa policia tha se ne momentin e arrestimit te tij oficeret e zyres se hetimit te Antikorrupsionit i kane gjetur ketij te fundit 350 mije leke te reja qe mendohet se jane parate e marra nga klienti i tij.