E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shfrytezuan per prostitute te mituren ne Kodrat e Liqenit

Nje nga te arrestuarit i premtoi dashuri adoleshentes ndersa me pas e detyroi te mblidhte 6 mije leke ne dite nga seksi


Mbyllet hetimi per dy kusherinj dhe nje shokun e tyre te akuzuar per shfrytezimin si prostitute te ne lypeseje


TIRAN- Tre persona te akuzuar per trafikim te te miturve dhe shfrytezim per qellime prostitucioni duhet te perballen me akuzat e Prokurorise se Krimeve te Renda ne Gjykaten perkatese pas perfundimit te hetimeve nga organi i akuzes.


Dosja hetimore ne ngarkim te Dritan Ukes Bledar Ukes dhe Taulant Takes eshte plotesuar se hetuari nga organi i akuzes e cila pak dite me pare ka vendosur mbylljen e hetimit dhe dergimin e ceshtjes per gjykim ne Gjykaten e Krimeve te Renda.


Lajmi eshte bere i ditur nga burime te prokurorise sipas te cileve Prokurori i ceshtjes Ardian Nezha ka derguar ceshtjen per gjykim. Tre te rinjte dy nga Lezha pjesetare te komunitetit rom me ane te mashtrimit dhe presionit per mbi 45 dite e kane shfrytezuar per prostitucion 15- vjecaren nga Durresi tek parku i Liqenit Artificial me kliente pensioniste.


Atyre iu merreshin nga pese deri ne dhjete mije leke te vjetra ne varesi te kerkeses se klientit por edhe mundesise se tij per te paguar. Ne dite personat dyshohet se fitonin jo me pak se 60 mije leke te vjetra.

Vajza 15 vjecare ishte rekrutuar nga te akuzuarit prane portit te Durresit ku vajza bashke me prinderit e saj kerkonte lemoshe nga pasagjere te ndryshem qe hynin e dilnin ne terminalin e trageteve te pasagjereve ne kete port.


Gjithashtu edhe autoret kerkonin lemoshe ashtu si edhe vajza adoleshente bashke me prinderit saj rome. Gjate kohes qe kerkonin lemoshe ne hyrje- dalje te portit te Durresit ata jane njohur me vajzen 15- vjecare me inicialet M.H ndersa shpresonte te fitonte ndonje kacidhe nga emigrantet qe hynin ne territorin shqiptar.


Pas njohjes mes tyre njeri nga te rinjte konkretisht 20 vjecari Bledar Uka ka filluar nje lidhje dashurie me vajzen e cila me pas eshte mashtruar nga 20- vjecari per te ardhur drejt Tiranes per te fituar me shume leke.


Sapo kane ardhur ne kryeqytet i riu 20- vjecar ka kontaktuar edhe me djalin e xhaxhait te tij 22- vjecarin Dritan Uka dhe te dy se bashku e kane derguar minorenen tek kodrat e Liqenit Artificial duke e shitur trupin e saj te pensionistet qe shumicen e kohes e kalojne andej.


Mesohet se fillimisht vajza nuk ka pranuar te ushtroje prostitucionin por pas dhunes fizike dhe psikike nga dy te rinjte ajo ka pranuar ti plotesoje deshirat e pensionisteve kundrejt pagesave qe varionin nga 500 deri 1500 leke per nje marredhenie seksuale.


Nga marrja e deshmive dhe deklarimeve te vete vajzes eshte provuar se ajo fitonte per dy lezhjanet shumen qe varionte nga 5 deri 6 mije leke te reja ne dite-thuhet nga prokuroria.


Sipas ketyre burimeve kallezimin per zhdukjen e 15 vjecares e ka bere i ati dhe vellai i saj te cilet te shqetesuar per zhdukjen e minorenes i jane drejtuar fillimisht Policise se Durresit dhe me pas asaj te kryeqytetit.


Arrestimi i tyre u krye nga zyra e hetimit dhe e Antitrafikut ne Drejtorine e Policise se kryeqytetit pas urdher arresteve te leshuara nga prokurori Ardian Nezha i cili prej disa ditesh po hetonte zhdukjen e 15- vjecares nga Spitalla e Durresit.


Prokuroria ka kerkuar per kete proces 6 deshmitare si dhe ka dorezuar ne dosjen perkatese akte hetimore dhe procedurale te kryera gjate veprimeve ndaj tre te akuzuarve.

PRETENCA

Tre personat ne muajin janar te vitit te kaluar i propozuan nje vajze nga Durresi te shkonte te punonte si prostitute ne Greqi

Kerkohen 46 vite burg trafikantit te kusherires e dy shokeve te tij

Prokuroria e Krimeve te Renda kerkoi 46 vite burg per tre persona te akuzuar per trafikimin e nje femre ne Greqi duke e shfrytezuar ate per qellime prostitucioni. Nje prej te akuzuarve eshte kusheri i te demtuares i cili sipas prokurorise kishte gjetur mundesine per trafikimin vajzes.


Prokuroria i kerkoi gjykates shpalljen fajtore duke kerkuar njekohesisht denimin me 16 vjet burgim e 6 gjashte milione leke gjobe Mehdi Xhianit ndersa per Altin Brahimin dhe Xhemal Zenunin u kerkua denimi me nga 15 vjet burgim e 6 milione leke gjobe.


Ngjarja per te cilen akuzohen te tre personat nisi ne janar te vitit 2009 kur ata i kerkuan nje vajze me inicialet M. LL te shkonte te punonte si prostitute ne Greqi dhe parate qe do te fitonte te ndihmonte familjen dhe kusheririn e saj Xhemal Zenunin i cili kishte krijuar mundesine qe ajo te njihej me dy personat qe merrnin persiper dergimin e saj ne Greqi.


Gjendja e rende ekonomike kishte detyruar te demtuaren te punonte ne Durres si kamariere ne nje lokal po ne kete qytet ku punonte pothujase gjate gjithe dites me qellim qe te siguronte te ardhura per te mbajtur femijet e saj.


Gjate diteve te para te vitit te ri 2009 ajo eshte vizituar ne shtepi nga i pandehuri Xhemal Zenuni i cili kishte lidhje gjaku me te. Naten kur Xhemal Zenuni ka vizituar kusheriren ne banese nuk ka pasur njeri duke perfituar nga rasti ai i ofroi asaj te shkonte dhe te punonte ne Greqi si prostitute.


Sipas deshmise se kesaj te fundit Xhemali e ka siguruar kusheriren se ate do ta dergonte ne Greqi me disa te njohur te tij dhe e ka prezantuar me ta ndersa ne bisede ka qene e pranishme nena e femres e cila menjehere pas kesaj bisede lajmeroi policine duke bere edhe denoncimin per Mehdi Xhianin Altin Brahimin dhe Xhemal Zenunin.


Te tre ata u arrestuan me akuzen se ne bashkepunim me njeri- tjetrin po tentonin ta trafikonin ne Greqi M. LL me qellim shfrytezimin e saj per prostitucion. Pas hetimit te kryer prokuroria dergoi dosjen ne gjykate ndersa ndaj ketyre te fundit prokuroria kerkoi denimin e tyre me 46 vite burg. Pritet qe Gjykata e Krimeve te Renda te vendose per denimin e te akuzuarve pas pretences se Prokurorise.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›