Obe: Të hiqet imuniteti i gjyqtarëve

Ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi, përuroi sot përfundimin e dixhitalizimit të ankimimit gjyqësor, teksa sqaroi se ankesat do të bëhen online dhe qytetarët do të shohin po në këtë mënyrë se çdo të bëhet me ankesat e tyre.
“Ky është një portal mjaft i rëndësishëm për marrëdhëniet mes publikut me drejtësisë. Ky sistem krijon një hapësirë të re të bashkëpunimit dhe një urë të re komunikimi dhe partneriteti mes qytetarëve dhe drejtësisë. Nëpërmjet këtij portal ne forcojmë pozitat e qytetarit ndaj drejtësisë pasi ai është projektuar si një prozhektor që publiku i drejton drejtësisë për të parë funksionin e saj”, nënvizoi i Halimi. Ai shtoi se Ministria e Drejtësisë dhe KLD do të trajtojnë me seriozitet çdo ankesë.
Ky dixhitalizim është mbështetur dhe financuar nga Britania e Madhe, ku sot në ceremoni ishte i pranishëm edhe ambasadori britanik Nicholas Cannon, i cili theksoi se Londra mbështet fuqishëm nismën për heqjen e imunitetit për zyrtarët e lartë të shtetit dhe veçanërisht për gjyqtarët.
"Ky bashkëpunim është bërë edhe në kuadër të reformës në drejtësi. Ky projekt i rëndësishëm ndihmon për procesin e integrimit të Shqipërisë në BE. Në një demokraci është jetike që gjykatësit të jenë të pavarur por kjo nuk do të thotë që ata të jenë mbi ligjin. Ne mbështesim qeverinë për të reduktuar imunitetin e gjyqtarëve që do ti shërbej punës së tyre. Ne shpresojmë që do të arrihet me një konsensus politik në mënyrë që të procedohet. Dhe ky projekt është një kontribut ndaj këtij projekti”, u shpreh Cannon. /Start/
2012-05-10 10:28