Ministria e Drejtesise hapa konkrete per mbrojtjen e pronesise intelektuale
Lufta kunder krimit te te drejtave te pronesise intelektuale ka detyruar delegacionin e BE-se ne Tirane te organizoje konferencen rajonale kunder krimit te te drejtave te pronesise intelektuale dhe industriale. Ne konference u vleresua miratimi i Strategjise Kombetare per Mbrojtjen e Pronesise Intelektuale dhe Industriale miratuar ne shtator nga qeveria dhe perfaqesuesit e BE-se premtuan ndihmen nepermjet eksperteve per vendet si Shqiperia qe synojne anetaresimin ne BE. Ne kete konference moren pjese edhe zv.ministrja e Drejtesise Brikena Kasmi dhe zv.ministri i Integrimit Edmond Hoxha si dy aktore te rendesishmen ne pergatitjen e legjislacionit qe ndeshkon abuzuesit dhe te dytet per perafrim te legjislacionit me direktivat e BE-se. Konferenca rajonale per mbrojtjen e pronesise intelektuale dhe industriale do te vazhdoje per dy dite ne Tirane. Gjate fjales se tij zv.ministri Hoxha theksoi se strategjia e miratuar ka pikerisht kete qellim zbatimin e ligjit dhe percaktimin e detyrimeve te te gjitha institucioneve te perfshira por edhe permiresimin e kuadrit ligjor. Ne vendin tone per mbrojtjen sa me te qarte te te drejtave te pronesise intelektuale me qellim edhe mbeshtetjen ne drejtim te nxitjes zhvillimit te inovacionit konkurrences dhe rritjes se investimeve pra per te pasur nje klime me te mire biznesi jane ngritur dhe jane funksionale dy institucione kryesore ne fushen e pronesise intelektuale konkretisht Drejtoria e Pergjithshme e Patentave dhe Zyra Shqiptare e te Drejtave te Autorit. E para funksionon qe prej 17 vitesh dhe e dyta prej 5 vjetesh. Te dyja keto institucione kane zhvilluar ne menyre progresive kuadrin e tyre ligjor ne perputhje me ate te Bashkimit Evropian si dhe kane ngritur kapacitetet e tyre administrative - theksoi dje zevendesministri Hoxha. Sipas tij eshte fakt qe pas zhvillimeve te arritura ne fushen e pronesise industriale sot Shqiperia eshte anetare me te drejta te Zyres Evropiane te Patentave qe prej 1 majit 2010. Nga ana tjeter zevendesministrja e Drejtesise Brikena Kasmi u shpreh se Ministria e Drejtesise aktualisht luan nje rol indirekt ne kuadrin ne mbrojtjen e prones industriale dhe intelektuale. Roli i kesaj ministrie qendron ne mbeshtetjen qe ajo u ofron institucioneve implementuese sikurse eshte Zyra per te Drejtat e Autorit po ashtu dhe Drejtoria e Markave dhe Patentave ne Shqiperi nepermjet dhenies se mendimeve te specializuara juridike nepermjet akteve te hartuara nga ata- tha dje Kasmi. Me tej ajo shtoi se fokusi kryesor i Ministrise se Drejtesise eshte i perqendruar ne te ardhmen ne tri aspekte kryesore permiresimin e legjislacionit ne kodin penal shqiptar ne permiresimin e punes ne gjykata per zgjidhjen e mosmarreveshjeve per fushen e te drejtes se pronesise intelektuale dhe asaj industriale si dhe ne standardizimin e nje sistemi trajnimi te posacem dhe te specializuar per gjyqtaret dhe prokuroret nepermjet bashkepunimit me Shkollen e Magjistratures. Mesohet se Ministria e Drejtesise ka hartuar dhe ka percjelle per shqyrtim dhe miratim permiresimet e Kodit Penal dhe konkretisht parashikimeve te veprave te reja penale ne fushen e pronesise industriale dhe intelektuale qe shtohen.
Jelercic Masa ne luftimin e krimit ne te drejten e pronesise
David Jelercic nje nga perfaqesuesit e delegacionit te BE-se theksoi se Strategjia eshte nje shembull shume i mire i cili eshte perpiluar me ndihmen tone. Ne baze te saj ne do te aplikojme tani masat dhe kushtet e duhura per te luftuar krimin ne te drejten e pronesise intelektuale. Zbatimi i kuadrit ligjor dhe shembulli i vendeve te realizohen edhe me ndihmen e eksperteve tane.