Vokshi kunder deputeteve te PS-se kerkohet caktimi i demshperblimit
Gjykata e Tiranes kerkon nga avokati i deputetes Albana Vokshi qe te percaktoje shumen e demshperblimit qe kerkon pala e paditur perkatesisht dy deputetet e PS-se Taulant Balla e Erion Brace me objekt Shpifjen. Ne seance nuk kane qene te pranishem asnje nda dy deputetet socialiste te paditur pasi ndonese ishte njoftuar Kuvendi ata nuk jane paraqitur. Nga ana e gjykates eshte bere e ditur se do te njoftohen vete deputetet per daten dhe orarin e gjyqit per seancen e radhes. Nga ana e togave te zeza u kerkua nga pala paditese qe te pergatise dokumentet per te vertetuar akuzat si dhe te caktoje se sa do te jete vlera financiare e demshperblimit te kerkuar ndaj deputeteve te PS-se te akuzuar per shpifje. Me tej trupi gjykues i ka kerkuar pales mbrojtese qe 3 per qind nga kjo vlere do te depozitohet ne gjykate. Procesi gjyqesor eshte shtyre per javen e ardhshme ndersa pritet qe sot te jete seanca e radhes per te vijuar me deputetet e tjere te paditur nga deputetja Albana Vokshi. Nje muaj me pare Albana Vokshi depozitoi disa padi ne gjykate per nente deputete te Partise Socialiste lidhur me akuzat e ngritura ndaj bashkejetuesit te saj. Keta perfaqesues te PS-se kane akuzuar ne menyre te vazhdueshme deputeten Vokshi per te ardhurat e padeklaruara te perfituara nga bashkejetuesi i saj Alban Tartari per koncesionin e naftes dhene kompanise Stream Oil dhe si nje nga aksioneret e kompanise Vision Construction.