Korrupsioni është mënyra e paligjshme e jetesës
Fjalët më të shpeshta të cilat sot po përdorën në opinion dhe në shkrime të ndryshme publicistike, janë krimi i organizuar dhe korrupcioni.Sigurisht së qysh nga kohët e largëta kemi kemi pasur krim të organizuar dhe korrupcion.Por, me kalimin e kohës dhe sidomos tash në kohën moderne siq thuhet më të drejtë, këto dy të keqija sa vijnë e shtohen , në vend që të jetë e kundërta.Veqmas korrupcioni është bërë gangrenë e shoqërisë në Kosovë. Nga dukuritë negative më të keqija , sigurisht së krimi dhe korrupcioni janë në krye . Krimi i organizuar dhe korrupcioni më së shumti i godasinë vendet dhe shoqëritë në tranzicion siç është edhe shoqëria jonë. Këto fenomene edhe më shumë janë të theksuara në ato vende ku standardi i jetesës është i ulët. Këto të këqija po lulëzojnë pikërisht midis njerëzve të politikës si rivalitet i keq, duke garuar së cili më shumë të përfiton në mënyrë të paligjshme. Ky rivalitet për tu pasuruar duke mos zgjedhur mjete, eskalon në vrasje pa zgjedhur fare mjete. Krimi në Kosovë u shpërfaq edhe në garë për pushtet. Në këtë garë jo parimore edhe ndodhën disa vrasje të motivuara politikisht. Mos zbardhja e tyre bëri që mos të ndalët edhe krimi i organizuar. Në kohën e fundit vendi është zhytur shumë në korrupsion që është edhe temë kryesore e këtij shkrimi, barem kështu është krijuar bindja në opinionin e gjerë publik. Nuk po zgjidhen mjete duke filluar nga nivelet më të ulëta deri të ato më të lartat për të ardhur deri të përfitimi i paligjshëm. Të gjithë ata që po marrin sado pak pushtet po ngutën ta shfrytëzojnë pozicionin në shoqëri për të përfituar sa më shpejtë dhe sa më shumë që është e mundur. Kjo logjikë dhe ky ves i keq sikur janë ngulitur në të gjithë ata që edhe nesër e pretendojnë pushtetin. Kjo kategori e njerëzve nuk i përfillin fare rregullat e mirësjelljes në shoqëri, dhe harrojnë ndershmërinë dhe moralin karshi shoqërisë në të cilën jetojnë dhe veprojnë .Dashuria për paranë dhe pushtetin shumëkujt sot në Kosovë ia ka errësuar sytë dhe mendjen, dhe fatkeqësisht gjithnjë e më shumë po rritet numri i atyre që po mendojnë kështu. Servimi gati i përditshëm në media elektronike dhe të shkruara se filan fisteku në struktura të larta të shtetit po zihet në korrupsion dhe abuzime të tjera në kurriz të popullit, po krijon imazh të keq edhe tek gjeneratat e reja. Kjo filozofi materialiste mund të shndërrohet në dukuri tek brezat e rinj duke u bërë pastaj burim i të gjitha të ligave që mund të vijnë. Perceptimi i gabuar se pushteti dosido lidhet me paranë është logjikë shumë e dëmshme për një shoqëri e cila pretendon te jetë demokratike. Kjo logjikë kalon pastaj në praktikë të keqe që bie ndesh me ligjin, duke e shkelur atë me të dyja këmbët. A ka gjë më tragjike kur njeriu shpesh i dëgjon të rinjtë duke thënë “aferim i qoftë filan-fistekut, po mafioz i madh është, se shumë ka arritur të pasurohet”. Kur vesi i keq fillon të klasifikohet si zyrtar nuk ka gjë më tragjike, dhe nuk ke si të ndihesh mirë nga imponimet e tilla të dëmshme për shoqëri. Në atë shoqëri ku nuk ka prosperitet të duhur dhe nuk ka zhvillim ekonomik, vijnë në shprehje modele të tilla denigruese. Gjithkush ka të drejtë ta shpalosë talentin e tij në fusha të ndryshme, për të bërë karrierë mbi baza të shëndosha. Por askush nuk ka të drejtë t’u imponojë të tjerëve, antivlera njerëzore, dhe t’u imponojë logjikën se pa mund të pasurohet ose të bëjë karrierë. Kjo garniturë pushtetore është duke dhënë shembullin më të keq të mundshëm, duke u zhytur thellë në afera korruptive. Vetëm përkushtimi dhe ndershmeria janë bazat e arritjes të suksesit si për individin ashtu edhe për mbarë shoqërinë. Ajo shoqëri e cila nuk e kultivon ndershmërinë si virtyt të lartë njerëzor, është shoqëri e degraduar e tipit kolumbian. Gjithkush i ka ëndrrat e veta në jetë, dikush të bëhet p.sh. aktor i madh, dikush biznesmen në zë, shkrimtarë ose gazetarë i shquar etj. Dhe natyrisht se majat e çdo suksesi arrihen vetëm me talent dhe punë të madhe. Jemi dëshmitarë së të gjithë aktorët, shkrimtarët dhe njerëzit më të mëdhenj afarist sot në botë, sukseset e tyre i kanë arritur vetëm me punë. Korrupsioni mund të çrrënjoset me këmbëngulësi të mbarë shoqërisë, dhe me funksionim të mirëfilltë të shtetit ligjor, duke vendosur vlera të reja njerëzore dhe qytetare. Korrupsioni është mënyrë e paligjshme e jetesës e cila çon edhe në krizë institucionale, siç po ndodh me Kosovën. Sa më parë që të vendosim për çrrënjosjen e kësaj të keqe e cila na ka infektuar, aq më mirë do të jetë së pari për çdo individ, familje dhe për mbarë shoqërinë tonë…