Korrupsioni është si miu që mbyt anijet e mëdha
Gëzuar Festat! Korrupsioni është miu që mbyt anijet e mëdha, duke hapur bira. Është pak a shumë si në atë historinë e nje pronari të nje kantine vere, ku hajdutët nuk hynin të vidhnin fuçitë, por hapnin aq shumë bira nëpër voza, saqë vera e vjedhur derdhej lumë. Fukarallëku i shqiptareve vjen pikërisht nga niveli i lartë i korrupsionit, sepse paratë që duhet të shkonin në arsim, shëndetësi, rrugë etj., shkojnë në xhepat e kodoshëve me pushtet. Sikur të kisha fuqi, do të doja t’i fusja nja tre-katër emra të politikës në një thes dhe do t’ia lidhja gryken fort, që mos t’u ndjeja erën e rëndë. Është për të qeshur që Kryeministri thotë me krenari që ka pasur 13 mije deklarime për korrupsion në zyrën e tij nga qytetarët. Dhe kjo, sipas tij, është rezultat pozitiv. Ky nuk është rezultat o zotëri Kryeministër gallata, ky është turp i madh sepse dëshmon në çfarë niveli e ke korrupsionin në administratën që ke marrë përsipër të drejtosh dhe rrogat e të cilëve i nxjerr nga gjaku ynë. Ashtu si dhe tënden, që nuk harron ta marrësh muaj për muaj.