E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama më mirë të kishte zgjedhur rrugën e gjatë

Për gjykimin tim z.Rama zgjodhi rrugen e gabuar duke u njehsuar me PS-ne dhe gabimet e saj. Ajo parti ka krimbin e vazhdueshmerise brenda. Sikur të krijonte nje parti të re dhe aty të aktivizonte njerez të rinj që nuk janë perfshire asnjehere me dy partite e tjera, do ishte më frutdhënëse, më e qëndrueshme. Ne kemi tashme nje gjeneratë të re pa viruset e pleqve ish-komunistë të shndërruar në demokratë që na kanë lënë në vend të fundit të Europës. Rrugë e gjate dhe e mundimshme? Dakord, por ia vlen ne qofte se Atdheun duam tua leme femive tane të pakten nga mesi i listes së varferise dhe korrupsionit. Kurre nuk është vone dhe dikush duhet të marre flamurin e çrrenosjes së feudalizmit shqiptar duke shpetuar kombin nga varferia, vellavrasja, korrupsioni, erresira dhe nenvleftesimi total nga faktori perparimtar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›