E Diel, 1 Nëntor 2026

Korrupsioni lakuriq i Edvinit, një mal me dokumente faktojnë interesat e të tij të ngusha me klanin mafioz

Denoncon Lëvizja qytetare “Zgjohu” në ditën ndërkombëtare kundër korrupsionit

Lëvizja “Zgjohu”, në Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit protestoi përballë bashkisë Tiranë kundër monopoleve politike të lejeve të ndërtimit. Nën sloganin ndërkombëtar në anglisht “Corruption your (no) counts” dhe denoncimin shqip: “Korrupsioni lakuriq”, Lëvizja “Zgjohu” denoncoi një pjesë të vogël të praktikave të hapura monopol në fushën e lejeve të ndërtimit nga deputetë të Partisë Socialiste, u paraqitën përballë bashkisë Tiranë disa postera të mëdhenj që tregonin kryetarin e Bashkisë gjysmë lakuriq e cili tregonte në një montazh fotografik faksimile të lejeve të ndërtimit për deputetët socialistë të shoqëruar me sasinë e metrave katror përfitim politik për çdo deputet.
Përfaqësuesit e Lëvizjes “Zgjohu”, Redi Petushi dhe Zirkon Disha demonstruan para kamerave të medias ironinë dhe sarkazmën e qytetarëve të Tiranës nëpërmjet fotografive të famshme lakuriq të Kryetarit në madhësi reale i cili ishte mbuluar me faksimile të lejeve të ndërtimit.
Përfaqësuesi më i ri i Lëvizjes “Zgjohu”, Redi Petushi u shpreh se “ne të rinjtë e Lëvizjes “Zgjohu” kemi sjellë shembuj konkret të korrupsionit në vendin tonë”.
“Ne e kemi quajtur korrupsioni lakuriq jo sepse kjo ka lidhje me fotot nudo të Kryetarit të bashkisë, por për arsye se ky korrupsion vazhdon në mënyrë të hapur dhe këtë e tregojnë dokumentet siç e shikoni. Sfondi i zi simbolizon interesat e errëta që fshihen prapa këtyre lejeve të ndërtimit të cilat i tejkalojnë interesat e Dash Pezës apo Mihal Delijorgjit. Kjo është lëvizje e qytetarëve të Tiranës për Tiranën dhe ne do s’do të ngurojmë për ditë të denoncojmë korrupsionin që ka kapur qytetin tonë duke shkatërruar çdo hapësirë të gjelbër dhe hapësirë publike duke shndërruar çdo gjë në beton dhe trafik metrash katror për qëllime politike”, u shpreh ai.
Posterat sarkastik antikorrupsion ishin vënë në tabelat e famshme të lejeve të Delijorgjit që u denoncuan nga Lëvizja “Zgjohu” në 15 Mars 2009 nga drejtuesi i kësaj lëvizje në atë kohë Avokati Altin Goxhaj.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›