E Diel, 1 Nëntor 2026

Korrupsioni me diplomat false, në pranga 3 persona

Tre persona ku mes tyre edhe një drejtor shkolle dhe nje mësues janë janë arrestuar nga policia me akuzën e korrupsionit.

Zëdhënësja e policisë së Tiranës Alma Katragjini ka theksuar se në sajë të operacionit të koduar “Gjimnazisti” ka bërë të mundur arrestimin e 3 personave të cilët jepnin diploma të falsifikuara të shkollës së mesme.
 

Kështu sipas policisë janë arrestuar drejtori i shkollës së mesme në Martanesh Bashkim Leti 40 vjeç, Kadri Gjoni 48 vjeç me detyrë mësues në Izberisht dhe Sajmir Levonja banues në  Tiranë.
 

Të arrestuarit dyshohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë dhënë diploma false kundrejt shumave financiare që varionin nga 200 mijë deri në 400 mijë lekë për persona që nuk kanë frekuentuar fare shkollën.
 

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesë policia ka mundur të sekuestrojë edhë dokumenta dhe vërtetime të falsifikuara si dhe një shumë të konsiderueshme parash të përfituara nga ky aktivitet i paligjshëm.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›