E Shtunë, 31 Tetor 2026

Asfiksia, vdesin burrë e grua në Vlorë

Ndezin qymyr druri për tu ngrohur dhe humbasin jetën nga asfiksia. Dy bashkëshortë nga Patosi janë gjetur mesditën e së dielës në shtëpinë e prindërve të gruas në lagjen Çole të Vlorës, ndërsa kishin shkuar për të kontrolluar shtëpinë të cilën e kishin në ruajtje pas largimit të nënës së gruas për në Itali.

Avni Bexhani 50 vjeç dhe Myzejene Bezhani 49 vjeç, janë gjetur të vdekur nga djali i tyre i cili u drejtua për në Vlorë i shqetësuar pasi prindërit nuk i përgjigjeshin në telefon. Djali i viktimave pasi është afrur te banesa e gjyshes së vet e cila ndodhet në Itali tek djemtë e saj, ka shqyer derën dhe ka gjetur prindërit pa shenja jete.

Menjëherë ka njoftuar policinë e cila ka mbërritur te banesa duke nisur hetimet si dhe duke trasportuar trupat për kryerjen e ekspertizës ligjore. Në vendngjarje u gjet një mangall në të cilin ishte ndezur një zjarr me qymyr druri nga bashkëshortët, çka sipas ekspertizës së mjekësisë ligjore rezulton se i ka marrë jetën çiftit duke i lënë të asfiksuar si pasojë e mungesës së ajrit. Pas përfundimit të ekspertizës trupat e dy bashkëshortëve iu dorëzuan familjarëve të tyre në qytetin e Patosit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›