E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjirokastër, konflikt në drejtorinë e rrugëve, pas shkarkimit të drejtorit

GJIROKASTËR- Emërimi i drejtuesit të ri të rrugëve rurale në rrethin e Gjirokastrës është kthyer në një mollë sherri mes strukturave drejtuese të qarkut dhe administratës aktuale të kësaj ndërmarrjeje.

10 ditë më parë kreu i këshillit të qarkut vendosi ndryshimin e kreut të drejtorisë së rrugëve rurale, vendim që ky i fundit e ka cilësuar të padrejtë.

“Që nga forma tregon se nuk është i rregullt dhe nuk është i vlefshëm… Të mblidhet njëherë këshilli, sepse duke qënë ende në proces gjyqësor, nuk është koha dhe momenti i duhur”, tha drejtori aktual i rrugëve rurale Vait Tola.

“Është organizuar një kontroll ditën që ra dëborë dhe në ndërmarrjen rurale nuk është gjetur asnjë njeri. Është marrë vendim për emërimin e një drejtori provizor, nuk është paraqitur asnjë”, tha nënkryetari i këshillit të qarkut Panajot Lula.

Në administratën e Drejtorisë së rrugëve rurale janë 10 punonjës dhe 42 punëtorë.
(ma.ar/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›