E Diel, 1 Nëntor 2026

Korrupsioni me uniformat,ish-drejtori në gjykatë



TIRANE - Njësia Task Force Antikorrupsion në Prokurorinë e Tiranës, përfundoi hetimet dhe dërgoi në gjykate personat e pandehur për korrupsion me tenderin e uniformave shtetërore me fond 175.034.194. Sipas hetimeve të Prokurorisë, tenderi i shpallur në datë 3 gusht 2009, është fituar në mënyrë të padrejtë nga kompani, të cilat kanë rënë dakord në mënyrë korruptive, t'i japin 10 për qind të shumës së fondit, shtetasit Bujar Murati, ish-drejtor i prokurimeve në Ministrinë e Brendshme. Prokuroria ka dokumentuar momentet kur janë kryer dy pagesat e parave nga biznesmenët në adresë të zyrtarëve që kanë organizuar tenderin. Pas shpalljes së kësaj procedure, prokurimi në faqen zyrtare të Agjencisë së Prokurimit Publik në internet, në një lokal në afërsi të dyqanit të Jani Gjergjefit, shtetasit Ilir Sulo, Artan Berberi, Jani Gjergjefi dhe Festim Bashllari kanë bërë marrëveshje të jepnin një shumë prej 5% të vlerës limit të loteve përkatëse, ndërsa Ilir Sulo do jepte shumën e ngelur prej 5% për shkak se ai do fitonte edhe lotin me vlerën më të madhe nga të gjitha shoqëritë e tjera. Këto shuma parash ata do ia jepnin ish-drejtorit Bujar Murati për fitimin e tenderit. Në këtë dosje, të akuzuarit janë: Ilir Sulo, kompania "Euro 2001" si person juridik, Agur Sadiku, kompania "Sadiku", Jani Gjergjefi, kompania "Gjergjefi", Artan Berberi, kompania Malbetrex, Festim Bashllari, kompania Bashllari, Bujar Murati, akuzuar për "Korrupsion pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike" dhe Redi Popescu, akuzuar për "moskallëzim krimi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›