METE: Grup pune për statusin e minatorit
TIRANE - Ministria e Ekonomisë Tregtisë dhe Energjitikës ka njoftuar sot se ka ngritur një grup pune për studimin e mundësive konkrete për realizimin e statusit të minatorit.
Në krye të grupit të punës është zv.Ministri i Energjetikës Neritan Alibali por në përbërje të këtij grupi do të jenë dhe të tjerë funksionarë si dhe përfaqësues nga Ministria e Financave, Ministria e Punës, çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Ministria e Drejtësisë, etj.
Grupi i punës deri në 5 prill duhet të ketë përfunduar studimi për mundësitë e realizimit të statusit të minatorit si dhe t'i paraqesë Kryeministrit propozimet për këto mundësi.
Për realizimin e detyrave të përcaktuara në urdhrin e Kryeministrit, grupi i punës do të shfrytëzojë praktikën e deritanishme lidhur me Statusin e Minatorit. Në përfundim të punës për hartimin e dokumenteve mbi statusin e minatorit, grupi i punës do të konsultohet me faktorët e interesit.
(e.n/BalkanWeb)