Nishani pret Lang: Bashkëpunim në drejtësi e ekonomi
TIRANE- Ministri i Drejtësisë, Bujar Nishani priti sot në një takim të veçantë Ministrin e Drejtësisë së Republikës së Estonisë, Rein Lang me të cilin u diskutuan për forcimin e bashkëpunimit dy palësh në sistemin e drejtësisë por edhe atë ekonomik.
Ministri i Drejtësisë, z. Bujar Nishani i kërkoi ministrit Lang mundësinë e bashkëpunimit dhe asistencës në dixhitalizmin e pasurive të paluajtshme .
“ Digitalizimi i këtij shërbimi dhe i shërbimeve të tjera është shpëtimi i vetëm nga korrupsioni. “– u shpreh ministri Nishani.
Të dy ministrat ranë dakord të ngrenë një strukturë bashkëpunimi Taks Forcë mes ministrive të dy vendeve me qëllim forcimin e bashkëpunimi në fushën e sistemit teknologjik dhe shkëmbimit të infromacioneve në fushën e rregjistrimit të pasurive.
Ministri i Drejtësisë së Republikës së Estonisë, Rein Lang, deklaroi se “ qeveria e Estonisë mbështet Shqipërinë në procesin për liberalizimin e regjimit të vizave dhe futjen sa më të shpejtë të saj në BE.”
(e.n/News24/BalkanWeb)