Korrupsioni në SHBA, FBI arreston 44 zyrtarë
44 zyrtarë amerikanë nga pushteti lokal dhe nga organizata fetare, përfshi këtu tre kryetarë bashkish dhe pesë rabinë, janë arrestuar në Neë Jersey të Shteteve të Bashkuara pas një hetimi të zgjeruar mbi korrupsionin në entet publike, pastrimin e parave dhe trafikimin e organeve njerëzore. Sipas Zyrës Federale të Hetimeve, FBI, arrestimi dhe paraqitja në gjyq e të arrestuarve janë pjesë e një hetimi 10-vjeçar. Rreth 300 agjentë të FBI-së bastisen dhjetëra lokacione në Neë Jersey dhe Neë York për të siguruar provat e mjaftueshme. Në listën e të arrestuarve është edhe kryetar i bashkisë të Hoboken, Peter Cammarano, i cili ka ushtruar detyrën vetëm për 23 ditë. Sipas prokurorëve, korrupsioni ishte bërë stil jetese për të arrestuarit. Rrjeti i spastrimit të parave përfshin një shumë rreth 3 milionë dollarë dhe kryhej në SHBA, Izrael dhe Zvicër.