Blushi: PS ka humbur zgjedhjet, Rama të ikë
Ben Blushi, një ndër eksponentët më me peshë në Partinë Socialiste, anëtar i kryesisë së saj dhe ish –kryetar i grupit parlamentar, ka pranuar publikisht humbjen e formacionit më të madh opozitar në zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit. I ftuar përballë një paneli analistësh në emisionin “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu, zoti Blushi tha qendrimin e tij mbi rezultatin e zgjedhjeve, bazohej vetëm tek e vërteta. Ai sqaroi se socialistëve nuk u është vjedhur asnjë fitore dhe se fitorja e pritshme nuk erdhi, jo si pasojë e procesit të administrimit të votës, por për shkak të kauzës së gabuar që mbrojtën socialistët. Me këto argumenta, Blushi kundërshton hapur idenë e kryetarit Rama për të mos i njohur këto zgjedhje dhe për të bojkotuar parlamentin.
Blushi “Ne si kemi humbur zgjedhjet për shkak të KQZ-së, apo të komisionerëve, por për shkak të kauzës sonë. Vërtet që ka kritika për Fierin, Beratin apo ndonjë qark tjetër, por nuk mund të fshihem pas një apo dy kutive të votimit, pasi ne nuk jemi fitues. Fitorja nuk na është vjedhur pasi diferenca me mandate është e dukshme, që të bëjë të na besojë se na vodhën katër mandate. Procesi politik ka mbaruar për mua dhe në shtator nuk do të qeverisim ne. S’kemi marrë rezultatin që prisnim. Kam kundërshtuar me forcë qendrimin që PS të mos njohë zgjedhjet dhe të mos hyjë në parlament.”
Blushi sqaroi më tej se mbrojtja e idesë se Partia Socialiste nuk i ka humbur këto zgjedhje, siç po veprojnë disa figura të tjera të saj, i shërben vetëm alibisë së ndokujt tjetër në parti, por jo vetë Partisë Socialiste, e cila, sipas Blushit, ka nevojë të kuptojë se çfarë po ndodh në brendi të saj.
Duke u ndalur më tej në një analizë të detajuar rreth shkaqeve që e çuan Partinë Socialiste edhe katër vjet të tjera në opozitë, anëtari i kryesisë së selisë rozë rendit disa prej tyre.
“Përtej së majtës dhe së djathtës, s’ka funksionuar dhe PS duhet të kthehet majtas, problem si varfëria etj duhet të zgjidheshin nga këndvështrimi majtas. Duhet të kishim një program të ndryshëm për shqiptarët dhe t’i adresonim ata shumë më direkt, të kishim program të detajuar për varfërinë, shëndetësinë gjë që s’ia dhamë. Programi jonë s’e kishte këtë gravitet dhe s’i bindi të votojnë qeverinë tonë. Mosrikandidimi i Ramës, krijoi një moment pasigurie tek elektorati i mesëm. Arsyeja që se morëm këtë diferencë ishte mënyra sesi performoi Rama, i cili duhet të kishte bërë betejë me Berishën, duhet ta ftonte në debat. Rama s’duhet t’i ikte debatit. Asnjë nga ne s’i iku debatit. Dhe një debat mes tyre do na kishte siguruar më shumë vota. S’morëm rezultatin sepse s’patëm një koalicion si ai i djathti.”
I pyetur në lidhje me pozicionin e liderit të Partisë Socialiste pas humbjes në këto zgjedhje zoti Blushi deklaroi se mbarimi i procesit duhet të pasohet me respektimin e statutit të Partisë nga zoti Rama, i cili, sipas tij, nuk duhet të rikandidojë. Për këtë qendrim, Blushi dha edhe arsyet.
“Procesi i adminsitrimit të votës s’ka mbaruar. Po të më pyeste Rama sot për dorëheqjen do t’i thoja “jo” pasi duhet të mbyllet procesi. Në një analizë politike të PS-së Rama duhet të respektojë statutin që thotë se duhet të ndërpritet mandati i kryetarit po humbi në zgjedhje. Rama s’duhet të rikandidojë po dha dorëheqjen, pasi rikandidimi i tij sjell Nanon.”
Më tej Blushi komentoi dhe zhvillimet e fundit në disa prej degëve të partisë në rrethe, ku disa anëtarë të asamblesë kanë dalë kundër kryetarëve, për shkak se këta të fundit i kërkuan Ramës të respektojë statutin. Blushi e quajti këtë një fenomen punist dhe i kërkoi edhe kryetarit Rama të reagonte ndaj sulmeve kundër zërave ndryshe në parti.
“Po kthehet në një fenomen punist. PS s’duhet të mohojë realitetin dhe të persekutojë ata që mendojnë ndryshe, vetëm se po kërkojnë të respektohet statuti. Do flas gjithmonë kundër kësaj fryme puniste dhe ju rrëfej se PS po ndahet nga shoqëria dhe pa shoqërinë PS s’ka të ardhme, pasi mungon mendimi ndryshe”.
Në këtë emision, Blushi ka shuar dhe kureshtjen e gazetarëve lidhur me një kandidim të mundshëm të tij për postin e kreut PS-së.
“Në PS s’ka garë dhe une s’jam kandidat tani, por pres çdo ndodhë më tej.”