Berisha: Epidemia e gripit të derrit e përballueshme
Kryeministri Sali Berisha ka zgjedhur t’u bëjë thirrje personalisht qytetarëve se nuk ka vend për panik referuar rasteve të identifikuara me gripin e derrave. Kryetari i qeverisë theksoi se pavarësisht shkallës së lartë të përhapjes, gripi nuk po shfaqet në format e tij më agresive, por në raste të cilat mund të trajtohen lehtë nga autoritetet mjekësore. Por si arsye të daljes së tij publike kryetari i qeverisë listoi të parën, garancitë për gatishmëri të plotë të qeverisë që drejton për të menaxhuar situatën, madje dhe furnizuar në muajin shtator me vaksinën e posaçme kundër gripit të derrave.
Gjatë konferencës për shtyp, kryeministri ju përgjigj interesit të gazetarëve mbi të dhëna që lidhen me buxhetin e shtetit. Këtu kryeministri foli për një situatë shumë të mirë ekonomike, referuar gjashtë muajve të parë të vitit.
Berisha sqaroi dhe arsyet për të cilat qeveria që drejton ka ndalur prokurimet. Arsye që në një fjali të vetme kryeministri i cilësoi burokratike e që lidhen dhe me fillimin në muajin shtator nga puna të qeverisë së re.