E Diel, 1 Nëntor 2026

Korrupsioni në komunën Kaçinar, këshilltarët paralajmërojnë grevë

Nje vendim ndryshe i keshilleve komunare eshte marre ne Komunen e Kaçinarit ne rrethin e Mirdites.Me vota unanime te keshilltareve dhe me mbeshtetjen e te gjithe te kryetareve te fshatrave te henen nis greva ne lidhje me abuzimet me perdorimin e fondeve dhe mjeteve te komunes nga drejtuesi i meparshem, Kastriot Ndoj.

Denocimi dhe pretedimet u bene ne nje deklarate per mediat nga kreu i kesaj njesie vendore Petrit Bardhi. Ai akuzoi per shperdorim dhe keqperdorimin te buxhetit ish kreun e meparshem, duke sjelle si rast konkret zevendesimin e fadromes se komunes me nje nje tjeter qe eshte jashte funksionit, por edhe te disa investimeve te tjera publike.
 

Rreth 4 muaj me pare Seksioni i Krimit Ekonomik ne policine e Lezhes arrestoi disa punonjes dhe ish punonjes te kesaj komune, te cilet u akuzuan per shperdorim detyre dhe abuzim me ndihmen sociale por qe u lane te lire nga gjykata, ndersa kreu i komunes, Petrit Badhi pretendon se ka shkelje te tjera ne kete njesi vendore per te cilen kerkon reagim nga Prokuroria e Lezhes.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›