E Shtunë, 31 Tetor 2026

Të verbërit në Korçë: Më shumë arsimim

Shoqata e të verbërve në Korçe kanë kërkuar që të mos jenë të privuar nga e drejta për tu arsimuar. Ata kanë zhvilluar një takim, përsa i përket nxitjes së arsimimit dhe zhdukjes së analfabetizmit për këtë këtë kategori të shoqërisë.
 

Demir Meka, koordinatori i kësaj shoqate ne Korçë ka vënë theksin në domosdoshmërine e arsimimit, ndërsa ka bërë të ditur se ka ende një numër të madh të miturish që janë të verbër dhe që nuk kanë asnjë ditë shkollë.
 

Përveç luftës për mbijetëse ata kërkojnë integrimin e tyre në shoqëri, ashtu si pjesa tjetër e popullatës, pse jo duke kontribuar dhe me vlerat e tyre intelektuale. Të verbërit e Korçës kërkojnë bursa studimi për në Universitetin “Fan Noli” për një grup të rinjsh që porsa kanë mbaruar arsimin e mesëm.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›