Cameron pranon mundësinë e referendumit për daljen nga BE
Londër- Britania e Madhe ka gjasa t`i nënshtrohet një referendum për të vendosur qëndrimin ose jo në Bashkimin Europian. Lajmi është konfirmuar nga vetë kryministri britanik David Cameron, në një intervistë për Thë Sunday Telegraph.
Kreu i qeverisë britanikë është shprehu pro mundësisë së mbajtjes së një referndumi për të ardhmen e Britanisë në BE, po nuk ka caktuar një datë fikse.
Cameron u shpreh se po shqyrton mundësinë e shndërimit të zgjedhjeve të ardhshme në 2015 në një votim për anëtarësimin e Britanisë në BE ose mbajtjen e një refendumi menjehere pas zgjedhjeve, nëse ai do të jetë sërish kryeministër.
Sipas sondazheve britanikët do të votonin pro daljes nga BE nëse do të votohej.
Londra ka qënë shpesh factor kyç në kontinentin europian, ndërkohë që marrëdhëniet me këtë të fundit kanë qënë vendimtare për fatin e kryeniminstrave britanik.
Mesa duket rradha i ka ardhur Cameron të përballet me presionet e euroskeptikve nga njëra anë, që kërkojnë referendum të menjëhershëm, dhe nga ana tjetër me presionin financiar me të cilin do të përballej Britania pas daljes.
Mesa duket pikërisht tek kjo e fundit qëndron edhe shqetësimi Cameron, tek goditja ekonomike në rast shkëptutjesh të marrëdhënieve me unionin.
Konservatorët me ardhjen në pushtet miratuan një ligj ku thuhet se çdo transferim pushtetesh dhe kompetencash nga Lodra drej Brukselit duhet bërë me referendum.
/IDEA/