E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skandali i kopjimit, MASH: Incident që do të ndëshkohet individualisht

Tiranë- Pas skandalit të kopjimit në provimet me zgjedhje në Maturën Shtetërore ka reaguar Ministria e Arsimit, e cila i ka konsideruar këto si njolla të vogla që nuk cënojnë procesin në tërësi.

Drejtori i përgjithshëm në vlerësimin e Maturës Shtetërore. Alfons Harizaj sqaron se ndëshkimi do të jetë individual dhe nxënësit që kanë kopjuar do të vlerësohen sipas rregullave të Maturës Shtetërore.

Ndëshkimi kurrë nuk është kolektiv që do të thotë mosnjohje e provimit apo mosnjohje e pikëve për ata që kanë kopjuar- është shprehur ai.

Këto janë njolla të vogla në krahasim me procesin në tërësi që është i pacënuar. Dyshimet për kopje hetohen nga komisionet tona të ngritura për këto raste, shton Harizaj.

Menjëherë pas provimit me zgjedhje Parlamenti Rinor denoncoi kopjimin duke bërë publike faqet në Facebook ku publikoheshin përgjigjet, ndërkohë që katër mësues u arrestuan sepse kërkuan 25 deri në 30 mijë lekë për të ofruar përgjgijet e pyetjeve.

Ndërkohë Haziraj hesht kur pyetet mbi faktin se pse lejohen nxënësit të futen në provime me telefonë celularë.

/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›