E Diel, 1 Nëntor 2026

Korrupsioni politik, spanjollët në protesta: Qeveria të dorëhiqet (VIDEO)

spanjeSpanjë- Policia spanjolle dhe dhjetra demostrues antiqeveritarë u përleshën në qendër të Madridit gjatë natës, duke lënë të plagosur disa njerëz.

BBc-ja raporton se më shumë se 1,000 njerëz protestuan jashtë selisë qeverisëse të Partisë Popullore (PP) në kryeqytet.

Zemërimi është përhapur mbi akuzat e pagesave me para të paligjshme për anëtarët e PP-së konservatore.

Kryeministri Mariano Rajoy është nën presion për të dhënë një shpjegim në parlament. Ai i mohon keqbërjet.

Demonstratat në natën e së enjtes shkaktuan përçarje të trafikut në qendër të Madridit. Protestuesit mbanin pankarta duke i bërë thirrje qeverisë të japë dorëheqjen. Ka pasur edhe një protestë jashtë zyrave të PP-në në Valencia.

Akuzat për korrupsion përkojnë me krizën më të keqe ekonomike të Spanjës për dekada të tëra, me papunësi rekord dhe shumë spanjollë duke luftuar krizën.

Regjistra të detajuar të pagesave të tilla nga zoti Barcenas, janë botuar në dy gazeta spanjolle ‘ El Pais’ dhe ‘El Mundo’. Z. Rajoy dhe anëtarë të tjerë të PP-së në mënyrë të përsëritur kanë mohuar se ata kanë pranuar pagesa të paligjshme. Kryeministri ka akuzuar zotin Barcenas për shantazh.

Tani për tani të paktën nuk ka asnjë shenjë se zoti Rajoy mund të japë dorëheqjen lidhur me skandalin.

Dorina Bilbili/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›